KRYESORET
Aktualitet

Dixhitalizimi i Kadastrës / Ahmetaj: Iku koha e maleve me letra me pluhur

16 Dhjetor 2021, 11:25 Nga DOSJA
Dixhitalizimi i Kadastrës / Ahmetaj: Iku koha e maleve me letra me pluhur

TIRANË – Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, gjatë prezantimit të projektit që synon reformimin rrënjësor të sistemit të pronave në Shqipëri, foli në lidhje me lehtësimet burokratike që do të kenë qytetarët, falë avancimit të teknologjisë së informacionit.

Ahmetaj shtoi se tanimë ka ikur koha e maleve me letra me pluhur në fund të korridorit, pasi ky projekt, synon që qytetarët të kenë shkresën e pronës së tyre me një klikim në telefon.

Sipas numrit dy të qeverisë, aktualisht janë të dixhitalizuar 700 mijë prona dhe pritet që brenda dy viteve ky numër të shkojë në 4 milionë. Gjithashtu ai theksoi se gjatë vitit 2022 do të bëhet dixhitalizimi i të gjitha pronave në zonën e bregdetit.

“Qytetarët nuk do të kenë përballë kadastrën, por do të kenë një sistem, i cili në arkivat e veta dixhitale, i ka të gjitha transparente. Dhe me një klik ti do kesh shkresën e pronës në telefonin tuaj. Çfarë është kjo? Kjo është një betejë me të kaluarën. Betejat me të kaluarën nuk janë të thjeshta. Unë prapë i referohem arkivës. E patë Arkivën, dukej si një nga kështjellat e fundit të së kaluarës, si ato librat e vjetra të letërsisë së franceze ku profilizohej ai punonjësi me syze në fund të korridorit në një mal me letra me pluhur. Ato janë arkivat, nuk janë prekur prej 30-vitesh. Dikush do thotë po mburreni që po filloni t’i bëni tani? Jo nuk po mburremi aspak, thjesht po bëjmë punën tonë. Kemi filluar punën tonë për Shqipërinë 20-30, ku qytetarët të jenë të çliruar nga zinxhirët e burokracisë. Duhet ta pranojmë se shumë është bërë në teknologjinë e informacionit. 95% e shërbimeve janë online. Kur e nisëm këtë punë kishte shumë skeptikë që thoshin jo nuk bëhet, jo shqiptarët duhet të presin te dritarja e zyrës ta shohin punonjësin në sy, të prekin letrën, por ja ku jemi sot. Kultura e shoqërisë po shkon te lehtësimi I jetës së tyre përmes digjitalizimit. Kemi shumë punë për të bërë, do bëhet në dy faza, në vitin 2022 do marrim gjithë vijën e bregdetit dhe do ta dixhitalizojmë të gjithë arkivë e asaj pjese, gjithashtu paralel po bëhet përmirësimi I sistemit që të kalojmë nga 700 mijë prona të kalojmë në 1 milion e 700 mijë dhe brenda dy viteve të kalojmë në 4 milionë prona”, tha ministri Ahmetaj në fjalën e tij në këtë takim.

Ndërkohë, kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, tha se arkiva përmban rreth 4 milion pasuri, por vetëm 2.8 milion të tilla janë trashëguar në Kadastrën Shqiptare, kjo për shkak të mungesave të shumta në regjistrimet nga viti 1996. Sipas Lames, nga 2.8 milion pasuri, vetëm 700,000 e kanë të plotë dokumentacionin, ndërsa shtoi se janë rreth 56 milion dokumenta që do të skanohen. Lame vijoi më tej duke shtuar se, ky projekt përfshin skanimin e të gjitha këtyre dokumentave historike. Dhe faza e dytë është skanimi i kartelave të pasurisë, ndërsa bëri me dije se ky projekt do të zgjasë dy vjet.

“Po të merremi sot me digjitalizimin e Arkivit, ka një zakon që çdo drejtues thotë se si e gjeta dhe unë sot po bëj çudira. Po mundohem t’i shmangem kësaj. Mora rastin konkret të të dhënave të shtëpisë time. Është kartela, hartografia dhe të gjitha dokumentat vit pas viti të objektit. Bëhet fjalë për një arkivë me 4,073,000 pasuri. Bëhet fjalë për dokumenta nga periudha e kohës osmane. Por Kadastra trashëgon vetëm 2.8 milion referenca që është absurdre. Kjo ka ndodhur për disa arsye, nga ’96 regjistrimet që janë bërë kanë qenë decifitare, në fshat është punuar duke mos hapur fare referenca për pasuritë, ose në raste të veçanta vetëm një referencë për të gjithë fshatin. Ndërsa pasuritë shtetërore nuk regjistroheshin fare, ose nuk hapej fare kartelë. Nga këto 2.8 milion vetëm 700,000 e kanë të plotë dokumentacionin. Këto janë hedhur pas vitit 2014. Për rreth 1 milion pasuri të tjera është kryer vetëm skanimi i dosjes historike dhe digjitalizimi i kartelës. Mbeten për t’u skanuar 2.8 milion referenca që përmbajnë rreth 56 milion dokumenta historike të arkivës, kontrata shit-blerje, vendime gjyqi, trashëgimie, vendime bankash. Projekti përfshin skanimin e të gjitha këtyre dokumentave historike. Dhe faza e dytë është skanimi i kartelave të pasurisë. Ky projekt do të zgjasë dy vjet.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij kreu i Kadastrës, Artan Lame.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 11:48

Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në seancën gjyqësore që u paraqit sot, Koka është shpre...

Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona

Policia bën bilancin: Pezullohen 95 leje drejtimi, gjobiten mbi 500 persona

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju