Aktualitet

Mbante armë gjahu dhe thika në banesë, Policia arreston 51-vjeçari në Divjakë

Në pranga ka përfunduar 51-vjeçari me iniciale N. P., banues në Muçias, ndërkohë armët e tij janë sekuestruar.
Featured image of article: Mbante armë gjahu dhe thika në banesë, Policia arreston 51-vjeçari në Divjakë Armët e sekuestruara

DIVAJKË– Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi mbante pa leje një armë gjahu dhe 2 thika. Në pranga ka përfunduar 51-vjeçari me iniciale N. P., banues në Muçias, ndërkohë armët e tij janë sekuestruar.

Njoftimi i Policisë:

Mbante pa leje armë gjahu dhe armë të ftohta, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Sekuestrohet 1 armë gjahu dhe 2 thika.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, i gjetën shtetasit N. P, 51 vjeç, banues në Muçias, 1 armë gjahu dhe 2 thika të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Në përfundim të veprimeve të kryera, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P për veprat penale “Mbajta pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment