Politike

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati merr postin e ri, caktohet i dërguar i posaçëm në OSBE

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nën cilësinë e të dërguarit të posacëm do të trajtojë çështje dhe problematika.
Featured image of article: Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati merr postin e ri, caktohet i dërguar i posaçëm në OSBE Ditmir Bushati

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është caktuar i dërguari i posaçëm për në OSBE. Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE.

Tanimë Bushati nën cilësinë e të dërguarit të posacëm do të trajtojë çështje dhe problematika me të cilat kryesia mund të përballet gjatë drejtimit të organizatës.

Bushati ishte ende në detyrë nën momentin kur Shqipëria fitoi drejtimin e Presidencës së OSBE për vitin 2020 dhe një muaj më vonë shkarkua nga detyra. Më 8 nëntor ai u zgjodh kryetar i misionit të vëzhguesve të OSBE për zgjedhjet në Bjellorusi. 

Socialisti, kohët e fundit ka qënë kritik i hapur brenda Partisë Socialiste duke folur edhe për problemet brenda shumicës, me elementët e inkriminuar që janë kandiduar në poste të rëndësishme apo janë pranë partisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria pak ditë më parë mori zyrtarisht kryesimin e OSBE. Rama, në një deklaratë nga Vjena e cilësoi si një moment historik për Shqipërinë. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm Thomas Greminger është i bindur në drejtimin e kryesisë së OSBE nga Shqipëria. Ai tha se vendi ynë ka bërë përparime dhe se ekipet e tij kanë bërë një punë mjaft të mirë. Shqipëria do drejtojë OSBE-në përgjatë vitit 2020. Bushati ishte ende në detyrë si kryediplomat nën momentin kur Shqipëria fitoi drejtimin e Presidencës së OSBE për vitin 2020, por në fund të vitit 2018 ai u shkarkua nga detyra. Më 8 nëntor të vitit të kaluar, ai u zgjodh kryetar i misionit të vëzhguesve të OSBE për zgjedhjet në Bjellorusi.

Gjithashtu Ditmir Bushati është i dyti ministër i larguar nga qeveria të cilit Rama i ofron sërish një detyrë të rëndësishme. Një muaj më parë, kryeministri risolli në kabinet në postin e ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetajn, i cili u largua nga drejtimi i financave për t’i lënë vendin Anila Denajt.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment