Politike

Ditmir Bushati zgjidhet kryetar i misionit të vëzhguesve të OSBE për zgjedhjet në Bjellorusi

Në njoftimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së bëhet e ditur se misioni prej 80 vëzhguesish, në përbërje të të cilit janë 60 parlamentarë, do të kryesohet nga Ditmir Bushati.
Featured image of article: Ditmir Bushati zgjidhet kryetar i misionit të vëzhguesve të OSBE për zgjedhjet në Bjellorusi Ditmir Bushati

TIRANË- Ditmir Bushati zgjidhet kryetar i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Bjellorusi për zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 17 nëntor. Në njoftimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së bëhet e ditur se misioni prej 80 vëzhguesish, në përbërje të të cilit janë 60 parlamentarë, do të kryesohet nga Ditmir Bushati, një diplomat me eksperiencë, i cili ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nga viti 2013-2019 dhe kryeson Delegacionin e Shqipërisë në AP të OSBE-së.

Dokumenti

Vetë Ditmir Bushati shprehet se: “ ne jemi një grup i madh vëzhgues, të fuqishëm jo vetëm në numër por në eksperiencë dhe ekspertizë. Ne vijmë nga nga disa shtete të ndryshme me pikëpamje të ndryshme politike dhe jemi të unifikuar në angazhimin tonë për të ofruar një vlerësim të plotë dhe të paanshëm të zgjedhjeve.

Misioni vëzhgues i Asmablesë Parlamentare të OSBE-së do të bashkëpunojë ngushtë me misionin e vëzhguesve të ODHIR dhe Këshillit të Europës. Këto janë zgjedhjet e 10-ta që ekipi i AP të OSBE-së vëzhgon në Bjellorusi që nga viti 1995 dhe raporti paraprak i misionit vëzhgues do të prezantohet nga Bushati në një konferencë për shtyp në Minsk në 18 nëntor.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment