LIVE UPDATES
Politike

Ditmir Bushati: Udhëheqësit e BE duket se e kanë harruar vendimin e tyre në samitin 2003 në Selanik

8 Qershor 2021, 13:29 Nga DOSJA
Ditmir Bushati: Udhëheqësit e BE duket se e kanë harruar vendimin

TIRANË– Ish-minisri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, në një intervistë ekskluzive për IBNA, flet për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, negociatat për anëtarësim dhe zgjerimin e BE-së, idetë për ndryshimin e kufijve, prezencën e aktorëve të tretë në Ballkan, përdorimin e historisë në politikën e jashtme, por dhe të ardhmen e tij politike.

Interivista e plotë:

IBNA: Z. Ministër, ju jeni një ndër të paktët që njihni imtësisht procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Çfarë faktorësh ndikuan për shtyrjen e fillimit të negociatave të anëtarësimit?

BUSHATI: Në ditët e sotme është e vështirë të thuhet nëse njohuritë e mia të plota rreth këtij procesi mund të konsiderohen avantazh ose jo, po të kemi parasysh hapat e ngadaltë me të cilët po ecën procesi i anëtarësimit në BE të vendeve të rajonit tonë. Anëtarësimit i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është karakterizuar nga ambiguiteti dhe angazhimet gjysmake. Kjo u demostrua qartë veçanërisht pas krizës financiare të vitit 2008. Që nga ajo kohë, marrëdhënia mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor rrallë herë ka qenë në të njëjtin drejtim, përsa i përket zvogëlimit të hendekut zhvillimor apo ritmit europianizues të vendeve tona. Këto dy komponentë janë qartësisht të ndërlidhur. Ato janë të domosdoshëm për transformimin real të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Pyetja juaj më kujton përfundimet e Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, të drejtuar nga ish-kryeministri Italian, Giuliano Amato në vitin 2006. Asokohe pyetja nuk ishte më se “çfarë duhet të bëjmë me Ballkanin?’, por se “cilat janë politikat dhe instrumentet e duhura për Ballkanin, në mënyrë që të arrijë standartet e vendeve të BE-së dhe të bëhet pjesë e saj?’. Pikërisht, ky element mungon, nëse analizojmë mënyrën sesi BE-ja po vepron me Ballkanin Perëndimor. Në vend që të flasim për “perspektivë europiane”, ka ardhur koha të shmangim gjuhën e drunjtë për qyetatarët e zakonshëm dhe të punojmë për “anëtarësimin në BE”.

Në përfundim, nëse do më duhej të bëja një listë dëshirash për vitin 2021, do të doja të shikoja nisjen e udhëtimit të anëtarësit në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim, të cilit tanimë i ka kaluar koha; liberalizimin e vizave për Kosovën; një ritëm dhe cilësi të re në procesin e anëtarësimit për Malin e Zi dhe Serbinë; Planin e Investimeve Ekonomike që është miratuar nga BE të ndërlidhur me respektimin e parimeve të demokracisë, shtetit të së drejtës, si edhe përcaktimin e standarteve që duhen përmbushur për sektorët prioritar. Hapat e lartpërmendur do të krijonin një dinamikë të re në marrëdhënien mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

IBNA: Qëndrimi i Bullgarisë kundër fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut, bazuar në argumente historike ndikon gjithashtu edhe perspektivën Europiane të Shqiperisë. A besoni se është e mundshme që dy vendet të ndahen nga njëra-tjetra në procesin e anëtarësimit? Si mund ta ndikojë ky vendim procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor?

BUSHATI: Kur flasim për zgjerim, teorikisht ky proces bazohet në të ashtuquajturën “regatta principle”, pra, në meritën individuale. Debati për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria ka qenë prezent para dy vjetësh, ku kishte disa zëra që mbështesnin një ritëm më të shpejtë anëtarësimi për Maqedoninë e Veriut. Sot, duket se kemi një skenar potencialisht të ndryshëm, të ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Ne presim nga fqinjët tanë, që janë pjesë e BE-së, të tregohen aktiv në mbështetje të nisjes së bisedimeve për anëtarësim dhe të dëshmojnë mençuri politike në këtë proces. Të sjellësh çështjet dypalëshe në procesin e anëtarësimit, rrezikon të vendosësh në pikëpyetje besueshmërinë e procesit të zgjerimit në të gjithë rajonin. Rishikimi i metodologjisë së zgjerimit duhet të shoqërohet me qasje më kohezive dhe veprime më konkrete nga institucionet dhe vendet anëtare të BE-së. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë një hap drejt finalizimit të projektit europian. Tek e fundit, kjo do nënkuptonte konsolidimin e projektit të integrimit europian në një hapësirë konkrete politike me kufinj të qartë në rrafsh kontinenti.

IBNA: Diferencat historike mes vendeve të Ballkanit kanë përcaktuar gjerësisht si politikën e zgjerimit ashtu edhe marrëdhëniet dy palëshe. A është normale që në shekullin 21 historia të përcaktojë politikën? Si mendoni ju se mund të shmangim tensionet dhe të formësojmë një të ardhme të përbashkët në paqe në Ballkan?

BUSHATI: Pyetja juaj më kujton një burrë të mençur, i cili qëllloi të ishte gjithashtu dhe një koleg i imi për disa vite, Nikos Kotzias. Ai shpesh na kujtonte ne, ministrave të jashtëm, nëpër takime të ndryshme se “nuk duhet të jemi të burgosur të historisë”. Është e vërtetë se historia dhe gjeografia janë elementët kyç në formësimin e politikës së jashtme. Megjithatë, për ushtruesit e politikës së jashtme nuk mjafton vetëm parashtrimi i qëndrimeve kombëtare bazuar në ekzigjencat e historisë. Ne nuk mund ta rishkruajmë historinë, por ne mund të punojmë për krijimin e kushteve të duhura në mënyrë që të tejkalojmë mosmarrëveshjet mes nesh. Për shembull, në rastin e “Marrëveshjes së Prespës”, të dy vendet, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, vendosën të tejkalojnë mosmarrëveshjet mes tyre, çka i hapi rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe shpresoj nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

IBNA: Ballkani është një rajon ku fuqitë e mëdha po garojnë për të shtrirë influencën e tyre, SHBA, Rusia, Kina, BE kanë kthyer vëmendjen në rajon. Gjithë ky interes a e ndihmon rajonin?

BUSHATI: Europa Juglindore ka qenë gjithnjë një fushë shahu e rivalitetit gjeopolitik. Megjithatë, nuk duhet të gabojmë e ti kategorizojmë të gjithë aktorët në bllok. Influenca e aktorëve politik jo-perëndimor në rajon është një prej argumenteve më të përfolur dhe mesa duket një prej arsyeve shtytëse të angazhimit të BE-së me rajonin.

Kur flitet për agendën demokratizuese dhe transformuese të rajonit, SHBA-të ka punuar dora dorës me BE-në. Roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues veçanërisht për anëtarësimin në NATO të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po kështu, në planin e sigurisë, roli i SHBA-ve në rajon mbetet mbetet i pazëvendësueshëm.

Nga ana tjetër, fuqitë e mëdha jo-perëndimore janë qartësisht prezent së fundmi përmes “diplomacisë së vaksinave” dhe “diplomacisë së borxhit”. Influenca e tyre në rajon është e njohur. Mirëpo pesha e tyre ekonomike dhe politike nuk mund të krahasohen me atë të BE-së. Megjithatë, BE-ja duhet të identifikojë qartë aktivitetet e aktorëve të tretë në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat bien ndesh me vlerat dhe standartet e BE-së, të bëjë publike pasojat dhe t’i kërkoj llogari qeverive që thyejnë angazhimet e marra në përputhje me rregullat e BE-së. Në të njëjtën kohë, BE-ja duhet të përfshijë Ballkanin Perëndimor në strategjinë e saj për Kinën dhe Rusinë dhe në qasjen e BE-së ndaj Lindjes së Afërt, vendeve të Gjirit Persik dhe zonave të tjera në konflikt të vazhdueshëm.

IBNA: A ju frikëson ndryshimi i kufijve, një debat që u bë prezent së fundmi përmes një “non-paper”, apo mund të konsiderohet si një zhvillim që në rrethana të caktuara mund të çlirojë një tension të fshehur?

BUSHATI: Në Samitin e vitit 2003 në Selanik, liderët e BE-së morën një vendim strategjikisht largpamës, duke i ofruar vendeve të rajonit anëtarësimin në Union. Për fat të keq, liderët e BE-së duket se e kanë harruar këtë vendim. Rrjedhja në publik e ‘non-papers’, pa autor për ndryshimin e kufijve ekzistues, është pasojë e drejtpërdrejtë e faktit se procesi i zgjerimit ka ngecur, korniza e integrimit është dobësuar. Entropia socio-ekonomike, kërcënimi demografik dhe rrëshqitja demokratike në Ballkanin Perëndimor nuk mund të trajtohen duke përqafuar idetë e shekullit të 19-të, në kontekstin e shekullit të 21-të.

IBNA: Le të ndalemi pak te ideja e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Pse duhet të implementohet një ide e tillë, pasi që me një shikim të parë të krijon përshtypjen që do të shkaktontë një efekt domino të pakontrollueshëm e ndoshta dhe një shpërthim të nacionalizmit?

BUSHATI: Unë sinqerisht nuk e di pse ngrihet kjo pyetje sërish. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe duhet të vijojë me konsolidimin e sistemit demokratik dhe ekonomik në mënyrë që të bëhet pjesë e BE-së. Sikurse e ka thënë shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare, “për Shqipërinë, Europa është gjendja e saj e natyrshme. E vetmja”. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të përfundojë dhe konsolidojë projektin e shtetësisë. Në këtë mënyrë, roli i shqiptarëve për stabilitetin demokratik dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të vijojë të jetë i pazëvendësueshëm.

IBNA: Një nga çështjet më të mprehta të politikës së jashtme të Shqipërisë janë marrëdhëniet me Greqinë. Ju keni punuar fort me ish-ministrin e jashtëm Grek, Nikos Kotzias në arritjen e një marrëveshje për shumë çështje mes vendeve. Pse nuk ia dolët dot? Në fund të fundit, a janë diferencat kaq të mëdha?

BUSHATI: Nuk do të ishte e drejtë që të përkufizonim të gjithë procesin që kemi kryer së bashku me Nikos Kotzias, nën lidershipin e kryeministrave të Shqipërisë dhe të Greqisë, si një proces që nuk prodhoi rezultate. Ne punuam shumë për rivendosjen e besimit mes ekipeve, por mbi të gjitha mes dy vendeve. Duhet ta dini se besimi është një element i qenësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu si në jetën e përditshme kur je duke u angazhuar me dike në një projekt. Në këtë drejtim, ne ia dolëm me sukses të adresonim disa çështje, të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve. Sigurisht, ka ende çështje të pazgjidhura. Janë pjekur kushtet për të ecur përpara me kurajo dhe vendosmëri për adresimin e çështjeve të pazgjidhura. Nevojitet vizion largpamës për të çliruar të gjithë potencialin e energjive në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

IBNA: Do të doja t’ju pyesja dicka në lidhje me të ardhmen tuaj politike. Z.Ministër ju nuk ishit kandidat në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri por jeni ende një politikan aktiv. A mund të ndani me ne çfarë keni menduar të bëni me të ardhmen tuaj politike?

BUSHATI: Është e vërtetë që nuk do të jem pjesë e parlamentit të ardhshëm dhe ju e dini që parlamenti është vendi më i rëndësishëm ku bëhet politikë. Megjithatë, kam ndërmend të vijoj me angazhimet e mia politike dhe qytetare në jetën publike duke shpresuar se kontributi im do vlejë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ditmir bushati integrimi i shqiperise ne be marredheniet shqiperi greqi ditmir bushati integrimi i shqiperise ne be marredheniet shqiperi greqi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni