Politike

Ditmir Bushati kundër të gjithëve: Nuk kanë punuar shumë për procesin e integrimit të vendit

Bushati ka thënë se politika shqiptare nuk ka punuar aq sa duhet për të afruar Shqipërinë me BE-në.
Featured image of article: Ditmir Bushati kundër të gjithëve: Nuk kanë punuar shumë për procesin e integrimit të vendit Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm

TIRANË- Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka hedhur akuza kundër opozitës dhe maxhorancës, pasi sipas tij nuk kanë bërë sa duhet vitin e fundit për të hapur negociatat. I ftuar në emsionin “Opinion”, në Tv Klan ka thënë se politika shqiptare nuk ka punuar aq sa duhet për të afruar Shqipërinë me BE-në.

 “Në vitin e fundit nuk kemi bërë atë që do të duhej të bënim të gjithë. Sepse kemi përjetuar disa situata politike të paprecedenta, djegia e mandateve nga opozita, mospjesëmarrja në zgjedhjet e 30 Qershorit, mungesa e aftësisë sonë për të gjeneruar kompromis…”, tha Bushati.

Bushati më tej në deklaratën  e tij shtoi se klima politike në vend ka pasur një rëndësi të madhe për procesin e negociimit.

Edhe sa i përket, zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar. Nuk janë përgjegjësi e opozitës, por kanë rëndësi edhe sa i përket përçimit të imazhit. Unë e kam ngritur disa herë edhe në kuvend që ne nuk duhet të reshtim për asnjë moment sa i përket krijimit të urave të kompromisit me opozitën dhe duhet të krijojmë paktin kombëtar për Europës.”, shtoi më tej ish-ministri i Jashtëm.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment