Aktualitet

“Janë prekur persona nën 35-vjeç”/ Kalo tregon grafitë e mushkërive dy të rinjve: Bëni kujdes, këto janë pamje alarmuese, COVID-19 nuk njeh moshë

Tritan Kalo ka deklaruar se COVID-19 nuk njeh moshë. Ai iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për koronavirusin.
Featured image of article: “Janë prekur persona nën 35-vjeç”/ Kalo tregon grafitë e mushkërive dy të rinjve: Bëni kujdes, këto janë pamje alarmuese, COVID-19 nuk njeh moshë Tritan Kalo dhe skanerët e mushkërive të prekur me Covid -19

TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka deklaruar se COVID-19 prek çdo moshë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka treguar se ditët e fundit janë shtuar rastet me të rinj nën 35-vjeç, të cilët janë infektuar.  Ai ka publikuar skanerët e mushkërive të dy prej të rinjve, nën 35 vjeç, të cilët janë të shtruar te Spitali Infektiv. Sipas tij  gjendja e tyre është e rëndë. Ai iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për koronavirusin.

“Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta”, shprehet ndër të tjera Kalo. 

Postimi i plotë:

KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej infermjereve tona të palodhura e cila gjindet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavjon fillojnë vizitat e bisedat për shqetsimet e të smurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjenë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domozdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUKU ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuku është e pamundëshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grafi të mushkërive të publikuara nga Tritan Kalo. 

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme se gjatë  24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të reja nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar në 74 totalin për vendin tonë. Po kështu, u konfirmuan edhe 67 raste pozitive. Ndërsa tek Infektivi situata paraqitet jo e mirë.

J.V/Dosja.al 

Një Koment në ““Janë prekur persona nën 35-vjeç”/ Kalo tregon grafitë e mushkërive dy të rinjve: Bëni kujdes, këto janë pamje alarmuese, COVID-19 nuk njeh moshë

  1. A ty te q….t virusi nanen e plakush m…

Shto Koment