Politike

 Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave/ Presidenca “vishet” portokalli, Meta: Duhet forcuar dhe zbatuar ligji ndaj dhunuesve!

VIDEO
Meta përveçse ka 'veshur' me ngjyrë portokalli 'shtëpinë' e tij si shenjë solidariteti ka dhënë dhe një mesazh. 
Featured image of article:  Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave/ Presidenca “vishet” portokalli, Meta: Duhet forcuar dhe zbatuar ligji ndaj dhunuesve! Presidenca
Përditësuar:

TIRANË– Presidenca mbrëmjen e sotme në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave është veshur me ngjyrën portokalli.

Ndërkohë, Meta përveçse ka ‘veshur’ me ngjyrë portokalli ‘shtëpinë’ e tij si shenjë solidariteti ka dhënë dhe një mesazh.

Kreu i Shtetit thekson se pandemia e Covid-19 ka ndikuar akoma më shumë në rritjen e rrezikut të dhunës, veçanërisht të dhunës në familje për gratë dhe vajzat, duke treguar se për disa prej tyre as shtëpia nuk është vend i sigurtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MESAZHI I METËS 

Në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave është e domosdoshme për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë në shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e këtij fenomeni. Pandemia COVID-19 ka ndikuar akoma më shumë në rritjen e rrezikut të dhunës, veçanërisht të dhunës në familje për gratë dhe vajzat, duke treguar se për disa prej tyre as shtëpia nuk është vend i sigurtë. Ndryshimi, për të eleminuar dhunën ndaj tyre, është i mundur të bëhet duke evidentuar dhe dënuar dhunuesit, duke siguruar mbështetje dhe struktura të sigurta për gratë dhe vajzat e dhunuara, duke forcuar dhe zbatuar ligjet ndaj dhunuesve, si dhe duke adresuar dhe luftuar shkaqet e dhunës. Me rastin e kësaj Dite, Institucioni i Presidencës ju bashkua sot fushatës “Ngjyrosni Botën Portokalli” duke u solidarizuar me këtë kauzë të rëndësishme.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment