Aktualitet

Ditën e sotme publikohen fituesit e llotarisë amerikane, ja mënyra për të parë nëse jeni fitues

E përjetshmja ëndërr amerikane e shqiptarve shihet edhe në aplikimin e përvitshëm të llotarisë amerikane. Duke nisur nga ora 18:00, datë 8 maj 2021, të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur nga lotaria amerikane.
Featured image of article: Ditën e sotme publikohen fituesit e llotarisë amerikane, ja mënyra për të parë nëse jeni fitues Foto ilustruese

TIRANË –  Aplikimet për llotarinë amerikane janë një ëndërr e hershme e shqiptarve prandaj dhe ccdo datë të përcaktuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, mijëra aplikant presin të jenë të përzgjedhur.

Duke nisur nga ora 18:00, datë 8 maj 2021, të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur nga lotaria amerikane.

Ju mund të kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 8 maji 2021, duke klikuar mbi butonin check status dhe vendosur kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto ilustruese

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar. Të regjistruarit e DV-2022 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment