Politike

‘Ditën e hënë maturantët kanë gjetur një fletë votimi në shkollë’/ Boiken Abazi tregon provat e vjedhjes

Si provë, ai ka sjellë faktin se një maturante ka gjetur një fletë votimi në shkollë.
Featured image of article: ‘Ditën e hënë maturantët kanë gjetur një fletë votimi në shkollë’/ Boiken Abazi tregon provat e vjedhjes Boiken Abazi

TIRANË– Boiken Abazi, kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri, vazhdon e thotë se votat e tij janë vjedhur.

Si provë, ai ka sjellë faktin se një maturante ka gjetur një fletë votimi në shkollë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E gjithë fushatë është zhvilluar në një atmosferë tensioni, që nga patronazhistët e deri tek rastet si ai i Kavajës dhe Elbasanit. Edhe në takimet tona kemi dëgjuar qytetarë që kanë thënë se kanë pasur oferta për shitjen e votës. Ka pasur premtime edhe për vende pune. Ne kemi qenë të interesuar të flasim me fakte, kemi bërë publike një video nga Qarku i Gjirokastrës që numëruesit janë dakord me vendosjen e X-ave. I kam kërkuar edhe KQZ-së masat që janë marrë në lidhje me këtë rast dhe më tha se janë në proces verifikime. Në video është një person që kryen krimin dhe të tjerët që e miratojnë.Nuk është ndërmarrë asnjë masë dhe ne kemi përgatitur një ankesë për në KQZ dhe një kallëzim dhe do të çohen brenda afatit. Video është transmetuar më 26 prill. Kemi publikuar edhe fotografi të bëra nga vëzhguesit tanë të cilat tregojnë se është vendosur një X i dytë pas të parit për VV. Po të shikohen me kujdes vihet re që ndryshon boja e stilolapsit të përdorur dhe forma e X-it. Jemi të bindur që ka ekzistuar një plan për deformimin e votës në rastin tonë. Kjo ka ndodhur edhe me subjekte të tjera, parti të vogla. Kjo gjë nuk do të kishte ndodhur pa bashkëpunimin e komisionerëve të të dy forcave kryesore, të PD dhe PS. Videot tregojnë qartë bashkëpunimin. Ka dhe një rast tjetër, është ai i shkollës “Arben Broci” ku një maturante ka gjetur ditën e hënë një fletë votimi për Vetëvendosjen dhe ky është sërish një krim”, tha Abazi.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment