Politike

Ditëlindja e Metës, Veliaj e uron në dy mënyra, politikisht dhe njerëzisht (VD)

Erion Veliaj u shpreh se presidenti duhet të përfaqësojë të gjithë dhe jo vetëm një palë politike. Ai tha se nga ana njerëzore i uron edhe 100 vite të tjera Metës. 
Featured image of article: Ditëlindja e Metës, Veliaj e uron në dy mënyra, politikisht dhe njerëzisht (VD) Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe presidenti Ilir Meta
Përditësuar:

Tiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i pyetur nga gazetari Sokol Balla në emisionin “Real Story”  se çfarë urimi do t’i bënte presidentit Meta për datëlindje, ai e uroi atë në dy mënyrë.

Veliaj u shpreh se presidenti duhet të përpaqësojë të gjithë dhe jo vetëm një palë politike por theksoi se nga ana njerëzore i uron edhe 100 vite të tjera Metës.

Tani e mora vesh, sinqerisht gëzuar ditëlindjen, edhe 100 vjet. Nga nga njerëzore i uroj çdo të mirë në jetë. Nga ana politike është presidenti i republikës që duhet të na përfaqësojë të gjithëve, jo një palë. Nga ana politike ai përfaqëson unitetin si të të majtës dhe të djathës, nuk duhet të përfaqësojë vetëm një palë. I uroj çdo të mirë në familje. Kur them për familjen përfshij edhe Monika Kryemadhin.

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranë

Video marrë nga Vizion plus, minuta e ’21

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

https://www.youtube.com/watch?v=VcLSoyZgtBY

J.V/Dosja.al 

Shto Koment