PolitikeVirale

Ditëlindja e ish-futbollistit të Dinamos/ Aleati i Bashës dhe ‘tradhëtari’ i LSI-së festojnë bashkë

65 vjetori i lindjes së Shyqyri Ballgjinit, ish futbollistit të njohur të Dinamos ka bërë bashkë tre politikanë. Bëhet fjalë për aleati i Bashës, kreu i PAA-së Agron Duka është shfaqur duke drekuar me deputetin e LSI Lefter Koka dhe deputetin e PS-së, Roland Xhelilin.
Featured image of article: Ditëlindja e ish-futbollistit të Dinamos/ Aleati i Bashës dhe ‘tradhëtari’ i LSI-së festojnë bashkë Lefter Koka, Agron Duka dhe Roland Xhelili

TIRANË– Ditën e sotme, për katër orë rrjesht opozita e bashkuar ka zhvilluar një protestë para kryeministrisë dhe Kuvendit.

Pas protestës, aleati i Bashës, kreu i PAA-së Agron Duka është shfaqur duke drekuar me deputetin e LSI Lefter Koka dhe deputetin e PS-së, Roland Xhelilin.

Tre politikanët janë mbledhur për drekë me rastin e 65 vjetorit të lindjes së Shyqyri Ballgjinit, ish futbollistit të njohur të Dinamos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Roland Xhelili, Lefter Koka dhe Agron DukaE çuditshme është se Koka nuk ka pranuar të djegë mandatin e tij të deputetit, duke dalë kundër vendimit të opozitës. Duka, i cili pozon ngjitur me të në foto Duka gjithashtu i ka djegur tre mandatet e partisë së tij.

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë, ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës, Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment