Showbiz

Festë, tollumbace dhe të ftuar, rikthehen së bashku Nora Istrefi dhe Robert Berisha! Cila ishte ngjarja që i bëri sërish ‘çift’

Nora Istrefi dhe Robert Berisha do të jenë gjithmonë të bashkuar me njëri tjetrin e kjo për faktin se së bashku kanë një vajzë.
Featured image of article: Festë, tollumbace dhe të ftuar, rikthehen së bashku Nora Istrefi dhe Robert Berisha! Cila ishte ngjarja që i bëri sërish ‘çift’ Robert Berisha dhe Nora Istrefi
Përditësuar:

PRISHTINE– Ditën e sotme vajza e Robert Berishës dhe Nora Istrefit, Renee feston ditëlindjen e saj të pestë. Urime të shumta kanë ardhur për vogëlushen nga miqtë e prindërve mirëpo urimi që vjen prej 5 vitesh me këndim është ai i ‘babi Robertit’ për vajzën e tij. Roberti luajti në piano për të voglën e tij duke i dedikuar fjalët më të ëmbla që një baba mund t’i kushtojë vajzës së tij.

Robert Berisha

Nora dhe Roberti nuk e kanë lënë me kaq. Edhe pse në kohë karantine ata të dy kanë vendosur të bashkohen për t’ja festuar ditëlindjen Renees. Çifti kanë organizuar një festë në oborrin e tyre ku kanë ftuar disa nga miq të vajzes.

Dhuratat nuk do kenë mbaruar për të voglën mirëpo ajo që shihet nga postimet në Instagram është një makinë tip ‘Range Rover’ e cila mund të jetë dhuarata e prindërve për të voglën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke qënë se këtë vit Renee feston 5 vjetorin sigurisht që Nora dhe Robert do donin një festë akoma më të madhe me më shumë njerëz mirëpo vajza e tyre mund të mjaftohet me faktin që dy prindërit i ka afër.

(A.B)/ Dosja.al

Shto Koment