Bota

Ditë të ‘zeza’ për Francën, regjistrohen 1341 viktima dhe 4,799 të infektuar me Covid-29, brenda 24 orëve

Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se brenda këtyre orëve janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 4,799 persona dhe numri total I të prekurëve ka shkuar në 117.749.
Featured image of article: Ditë të ‘zeza’ për Francën, regjistrohen 1341 viktima dhe 4,799 të infektuar me Covid-29, brenda 24 orëve Foto Ilustruese
Përditësuar:

 FRANCË-Numri i viktimave në Francë po rritet ndjeshëm, ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 1341 viktima, duke e çuar në 12.210 numrin total të jetëve të humbura.

Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se brenda këtyre orëve janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 4,799 persona dhe numri total i të prekurve ka shkuar në 117.749.

Në vend deri më tani janë shëruar 23.206 persona, ndërsa 7066 ndodhen në gjendje kritike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe kanë vdekur 91,622 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 439,000 të infektuar dhe më shumë se 15 mijë të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, mbi 18 mijë, ku sot u shënuan 610 të vdekur të tjerë. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi:Worldmeter

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment