Bota

Ditë të errëta për SHBA-në, vdesin 1324 persona brenda 24 orëve, infektohen 20,702 të tjerë me Covid-19

Ndërkohë mediat vendase kanë bërë të ditur se gjatë këtyre orëve janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 20,702 persona dhe numri total i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 489,268.
Featured image of article: Ditë të errëta për SHBA-në, vdesin 1324 persona brenda 24 orëve, infektohen 20,702 të tjerë me Covid-19 Foto Ilustruese
Përditësuar:

SHBA– Amerika deri më tani është vendi më i prekur nga Covid-19. Autoritetet vendase kanë njoftuar se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 1324 persona dhe numri në total i viktimave në vend ka shkuar në 18,015.

Ndërkohë mediat vendase kanë bërë të ditur se gjatë këtyre orëve janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 20,702 persona dhe numri total i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 489,268.

Po ashtu mediat shtojnë se deri më tani janë shëruar 26,187 dhe faëkeqësisht në gjendje kritike për jetën janë 10,896.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia e koronavirusit ka infektuar 1.6 miliardë njerëz në rang global dhe ka vrarë mbi 100 mijë të tjerë. New York është kthyer në epiqendrën e koronavirusit. Kina raportoi 42 raste të reja të infektuara, 38 prej tyre ishin të importuar, ndërkohë një prej të infektuarve ka ndërruar jetë. Spanja dhe Italia kanë prekur pikun e virusit dhe totali ditor i viktimave po ulet, por mbeten ende dy vendet me numrin më të lartë të viktimave.

Burimi: Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment