LIVE UPDATES
Aktualitet

Ditë shprese dhe çudish

5 Shkurt 2019, 10:36 Nga DOSJA
Ditë shprese dhe çudish

Sot që herët në mëngjes pedagogët e Shkencave Sociale u mblodhën në oborrin e fakultetit për t’i dhënë karakter aktiv grevës së tyre. Me ta u bashkuan dalëngadalë shumë studentë dhe nisi një diskutim spontan për gjendjen e jetës universitare dhe të fakultetit tonë në veçanti. Çuditërisht dy pedagogë të fakultetit, në shkelje të vendimit të asamblesë dhe etikës pedagogjike, zgjodhën të futen në mësim me pak studentë. Siç thotë Mark Twain-i, “njeriu është e vetmja kafshë që skuqet, ose të paktën duhet ta bëjë.”

Rreth orës 10 në oborrin e fakultetit u bashkua kryeaktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili, i ftuar nga studentët, mbajti një ligjëratë në hollin e rezistencës për domosdoshmërinë e një universiteti të ri, emancipues dhe pa tarifa. Për çudi, dekani i fakultetit tonë ndjeu nevojën t’i justifikohej një dreqi e di se kujt, duke theksuar se për këtë ligjëratë ftesa nuk ishte bërë nga ai. Edhe më çuditshëm, kërkesës së studentëve për të mbajtur anë në konfliktin midis tyre dhe qeverisë, dekani iu përgjigj duke deklaruar se jo vetëm ai, por edhe vetë qeveria është pro tyre. Se nga e njeh dekani ynë vullnetin e qeverisë, vetëm ai mund ta dijë.

Në orën 11 në godinën Liria u mblodhën pedagogë nga fakultete dhe universitete publike të ndryshme. Për çudi, në sallë ishte rehatuar një deputete e PD, të cilës kushedi se ç’i kishte pjellë mendja. Nga podiumi iu bë e ditur se nuk mund të rrinte në atë sallë dhe se mbledhja e pedagogëve nuk kishte për synim të shërbente si daulle e makinacioneve partiake. Në fund të takimit u vendos, ndër të tjera, që t’u bëhej thirrje asambleve të të gjitha fakulteteve të mblidheshin dhe të ndiqnin shembullin e FSHS për të shpallur grevë.

Pak më vonë, duke huazuar faqen e Facebook-ut të një ish-vartëseje të vet, Gaztori dënoi pengmarrësit e FSHS, duke thurur teori konspirative çmendarake, pa i pranuar vetes se në FSHS dera nuk është mbyllur asnjë ditë dhe bojkoti dhe greva mbahen me vullnetin e shprehur demokratikisht të shumicës së studentëve dhe të pedagogëve.

Nesër në FSHS vazhdon greva e pedagogëve. Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e asamblesë demokratike të pedagogëve. Aq më pak mund të tallet me sakrificat e sa e sa studentëve protestues.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet "ditë shprese dhe çudish" arlind qorri protesta e pedagogeve "ditë shprese dhe çudish" arlind qorri protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni