Aktualitet

Ditë e zezë për miqtë e Bajos! Me lot në sy, piktori Leka dhe studiuesi i artit rrëfejnë punën që la në gjysëm skulptori: Kishte 10 vite që punonte, tashmë ëngjëjt shkoi t’i takonte me të vërtetë

VIDEO
Leka ka zbuluar edhe punën e fundit të skulptorit që u shua një ditë më parë nga Covid-19. Ai shprehet se prej 10 vitesh po punonte për veprën “Kopshti i ëngjejve”, por që nuk e ka përfunduar dot.
Featured image of article: Ditë e zezë për miqtë e Bajos! Me lot në sy, piktori Leka dhe studiuesi i artit rrëfejnë punën që la në gjysëm skulptori: Kishte 10 vite që punonte, tashmë ëngjëjt shkoi t’i takonte me të vërtetë Gazmend Leka, Arben Bajo dhe Ermir Hoxha

TIRANË– Piktori Gazmend Leka ka treguar me lot në sy se si e ka pritur lajmin e hidhur për humbjen e Arben Bajos. Në një prononcim për Report Tv, Leka tregon se ndodhet në një shok psikologjik dhe se vdekja e Bajos për të , është shumë e vështirë për t’u pranuar.

Leka ka zbuluar edhe punën e fundit të skulptorit që u shua një ditë më parë nga Covid-19. Ai shprehet se prej 10 vitesh po punonte për veprën “Kopshti i ëngjëjve”, por që nuk e ka përfunduar dot.

“Sot është një ditë e zezë, kjo periudhë më dukej shumë e errët, por sot ishte zemra e natës! Ndonjëherë yjet shkëlqejnë më shumë, dhe kur një yll këputet e lë yllin shumë të gjatë, dhe Beni ka lënë krijmtarinë e tij, humorin, buzëqeshjen. Kur do të shoh numrat e atyre që kanë humbur jetën, do shoh që mes atyre fshihet dhe emri i Ben Bajos. Unë deri dje e kisha numër, sot e kam një emër konkret. E dëgjuam që kishte hyrë në intubim, e dinim që kush futet në intubim është në gjendje të rëndë komunikonin me e-maile. Çdo natë e kam parë në ëndërr, sot kam fjetur shumë i qetë, kur më erdhi mesazhi “Beni iku”, dhe mendova se kishte ikur në Turqi, se di bënte plazmën, imagjinoni çfarë shoku kam pësuar unë. Beni iku, por po ta dinte se sa e ka dashur shokët, do gëzohej shumë. Kanë bërë të pamundur për ta ndihmuar, për të gjetur njeriun që kishte gjakun e Benit, për të bërë transfuzionin, për të gjetur charterin, dhe pasi iku kam marrë dhjetëra mesazhe, të frymëzonte, të jepte kurajo. Dhe kur kishe probleme, të ndihmonte në mënyrë sportive. Një skulptor i jashtëzakonshëm, sot nuk ka ikur një skulptor, por skulptori. I them mjeshtër, një artist i përmasave të gjëra. Rrallë herë kam takuar njerëz si ai. Më vjen shumë keq që jeta e tij u pre në mes, se 53-vjeç është shumë i ri, vdekja është një gabim shumë i madh, nuk duhet të ndodh te njerëzit. Kur kam filluar punën në Akademinë e Arteve, ka qenë student, dhe dallohej. Pastaj ai shkoi në Greqi, dhe tërë kohës tentoja që ta ktheja në Shqipëri, se arti i tij mund të tulatej atje dhe kur u kthye pati një shpërthim, bëri shumë ekspozita. Do bënte ekspozitën “Kopshti i engjëjve”, por iu pre në mes. U bënë gati 10 vjet dhe nuk arriti ta bënte, ndoshta tani do shkojë t’i takojë engjëjt nëse ekzistojnë. Beni ka qenë në vëmendjen e ministrisë së Kulturës, që e vlerësonin krijimtarinë e tij dhe aty hynin të gjitha“, përfundon Leka.

Kjo ndarje nga jeta ka qenë një dhimbje e madhe është për studiuesin e artit Ermir Hoxha. Ky i fundit shton se ka pasur një fat të madh që ka punuar me Bajon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi shumë të shokuar, sa nuk di të gjej fjalët. Di që kemi humbur mikun dhe kolegun, e falenderojmë Zotin që e kemi pasur kaq afër. Di që skulptura humbi peshën më të madhe të tij, kemi ditë që jetojmë me këtë agoni dhe sot morëm këtë lajm të trishtë. Me zërin e tij do jemi përditë, me imazhin e tij do jemi të rrethuar kudo, në kafe, në studio. Dhimbja sot ka qenë shumë e madhe,”– përfundon Hoxha.

Skulptori Arben Bajo, humbi jetën mëngjesin e djeshëm, pasi ishte i infektuar me COVID-19. Bajo ishte një nga skulptorët më të mirë në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment