
BRITANI E MADHE-Mbretëresha e Anglisë, Elizabetë ka pësuar një tronditje të madhe sot pasi qeni i saj ka ngordhur. Vulkan ngordhi ditën e sotme në kështiellën e Windsor, për shkak të plakjes. Sipas mediave të huaja Mbretëresha është shumë e mërzitur për humbjen e saj të dytë brenda pak kohësh pasi në parë ajo ka humbur dhe një qen tjetër me emrin Lupo. Ndërkohë që një burim i brendshëm i pallatit mbretëror tha se kushdo që ka një qen e di mirë se sa e vështirë është humbja e tij.
“Është e qartë se humbja e një kafshe të dashur është shqetësuese. Kushdo që ka në pronësi një qen e di sa e trishtuar është t’i humbasësh” tha burimi i brendshëm.
Në vitin 2018 mbretëresha Elizabetë ndaloi shumimin e qenëve në pallat pasi nuk donte që të linte asnjë pas në momentin që ajo do të vdiste. Ndërkohë që në lidhje me humbjen e këtij qeni pallati i Buckingham-it nuk ka dashur që të komentonte.
(I.A/dosja.al)