Blog

Ditë e re, gënjeshtër e re!

Po cila është e vërteta? Pse këto tre vende si Gjermania, Franca dhe Holanda qenkan kundër negociatave me Shqipërinë?
Featured image of article: Ditë e re, gënjeshtër e re! Flamuri i Shqipërisë dhe i BE-së

TIRANË- Ne pritje te vendimit te Keshillit te Europes per çeljen e negociatave te Shqiperise me BE-ne propaganda qeveritare, ndoshta e frikesuar nga ndarja gjate proçesit me Maqedonine e Veriut ose kushtet shtese, po perpiqet te injektoje ne opinionin publik idene se keto vendime nuk jane ne doren tone. Jane vendime politike te disa vendeve europiane qe kane problemet e tyre te brendshme, here-here edhe paragjykime raciste kundrejt Shqiperise.

Postimi i Erion Veliajt

Po cila eshte e verteta? Pse keto tre vende si Gjermania, Franca dhe Holanda qenkan kunder negociatave me Shqiperine?

Le t’i marrim me radhe.

Delegacionet holandeze ka qene pergjithesisht ne linje me institucionet e BE-se ne lidhje me progresin e Shqiperise. Kane vene theksin tek reforma ne drejtesi, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, respektimi i te drejtave te njeriut etj. Po çfare ndodhi? Pse ky vend me peshe specifike relativisht te vogel ne Europe po behet pengese per Shqiperine?
Ndodhi krimi i organizuar shqiptar.
Qeveria holandeze i ka kerkuar Komisionit Europian te pezulloje levizjen pa viza te shqiptareve ne zonen Shengen. (1). Shkak per kete eshte bere konstatimi i deputeteve holandeze mbi rritjen e aktiviteteve te narkotrafikut te mafies shqiptare ne Holande (2) dhe pasqyrimi i kesaj rritjeje ne media. (3)

Cfare ka bere qeveria shqiptare per te luftuar krimin e organizuar? Per t’ju pergjigjur kesaj pyetjeje mjafton te kujtojme faktin se nje ish Minister i Brendshem, pergjegjes i institucionit qe supozohet te çmontoje dhe luftoje grupet kriminale, eshte sot ne banken e te akuzuarit si pjesemarres dhe organizator i trafikut nderkombetar te droges!!!
Gjithashtu shkembimeve te zjarrit ndermjet grupeve kriminale ne zemer te kryeqytetit (te dyshuara se ushtrojne aktivitetin pikerisht ne Holande) kryeministri dhe perfaqesuesit e Min. se Brendshme iu pergjigjen me fraza minimizuese dhe ne kufijte e absurdit te tilla si “te hane kokat e njeri tjetrit” ose “qytetaret jane viktima anesore dhe jo target ne keto sulme, s’kane pse shqetesohen”. Qendrime te denja per regjime si ai i Dutertes ose milicite narcos ne Meksike po kurrsesi per nje vend europian.

Po Franca? Franca gjithashtu ka kercenuar me rikthimin e regjimit te vizave por per nje shkak tjeter, azilantet. (4)
Shqiptaret rezultojne te paret per kerkesat e azilit ne France, te ndjekur nga afganet ne vendin e dyte.

Cila eshte arsyeja e ketij numri kaq te larte te kerkesave te azilit nga nje vend qe nuk eshte ne lufte? Pergjigja s’do shume mend. Shqiperia eshte vendi me papunesine me te larte ne rajon dhe ndihmen sociale me te ulet. (5) (6)
Cfare ka bere qeveria shqiptare per ta ulur kete papunesi dhe per te rritur mireqenien sociale? Mjafton te kujtojme ketu flluskat e 300 mije vendeve te punes, paketa 1 miliard dollare ne investime publike, zhvillimin qe do sillte Rilindja Urbane, kredite e zbutura te Rilindjes Rurale, investimet mamuthiane ne segmente si Milot-Balldren, kontratat konçesionare me oligarket etj.
Njekohesisht edhe reformen e ndihmes sociale ku denoncoheshin publikisht abuzuesit e supozuar, nderkaq kjo ndihme ngelet poshte kufirit te skajshem te varferise.

C’mund te themi per Gjermanine? Gjermania, si shtet me influence te madhe ne Europe, eshte angazhuar mjaft ne reformat e brendshme te Shqiperise po edhe ne politiken e jashtme te rajonit. Ishte rezistenca gjermane ajo qe e varrosi perfundimisht idene e rrezikshme te shkembimit te territoreve Kosove-Serbi, ide e mbeshtetur nga treshja Vuçiç-Thaçi-Rama.
Ne letren e fundit qe Ministri gjerman per Europen, Michael Roth i dergon Bundestagut theksohet se kushtet per çeljen e negociatave me Shqiperine do jene reforma zgjedhore, reforma ne drejtesi dhe rezultatet konkrete te saj bashke me ngritjen e institucioneve perkatese dhe lufta ndaj krimit te organizuar. (7)
Kush mund te besoje se keto qenkan çeshtje te brendshme te Gjermanise dhe jo pergjegjesia jone direkte?

Shumica derrmuese e shqiptareve e presin me padurim çeljen e negociatave, afrimin e Shqiperise me standardet e EU dhe se fundmi anetaresimin ne kete Bashkim. Do ishim shume me te lumtur me nje sukses te cilin partia ne pushtet do e kapitalizonte politikisht sesa me nje deshtim per te cilin palet do i hidhnin fajin njera tjetres.
Mirepo shqiptareve u duhet thene e verteta. Nuk mund te mashtrojme askend dhe nuk ka asgje falas. Jemi ne qe duhet ta luftojme te keqen, abuzimin, vjedhjen per te miren tone dhe te brezave qe vijne. Bashkimi Europian eshte fener ndriçues per ne por nuk eshte deus ex machina qe do na zgjidhe te gjithe hallet. Asnje bashkimi shtetesh nuk i duhet nje shtet i kapur, inefiçent dhe i korruptuar dhe kunder ketij te fundit ne duhet te luftojme pa kompromis, dite pas dite.

Referencat:

1 – https://www.schengenvisainfo.com/…/dutch-government-asks-e…/

2 – https://www.schengenvisainfo.com/…/dutch-mps-propose-the-s…/

3 – https://lapsi.al/…/mediat-hollandeze-mafia-shqiptare-e-kok…/

4 – https://www.schengenvisainfo.com/…/france-threatens-restor…/

5 – https://lexo.com.al/shqiperia-me-shkallen-me-te-larte-te-p…/

6 – https://shekulli.com.al/ke-ndihma-ekonomike-ne-shqiperi-po…/

7 – http://shekulli.com.al/michael-roth-shqiperia-te-permbylle…/

(Postuar nga Lolita në Facebook)

Shto Koment