Aktualitet

Duhet të jeni mbi 18-vjeç! Ditë e hapur për vaksinimin, shfaqet interes i ulët, qytetarët kanë frikë nga vaksina kineze, preferojnë Pfizer

3 vaksina, Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac do të jenë në dispozicion për imunizimin në bazë të planit kombëtar të vaksinimit.
Featured image of article: Duhet të jeni mbi 18-vjeç! Ditë e hapur për vaksinimin, shfaqet interes i ulët, qytetarët kanë frikë nga vaksina kineze, preferojnë Pfizer Foto ilustruese

TIRANË– Më shumë se 23 mijë persona të grupmoshës 18-50 vjeç janë të lirë të marrin dozën e parë të vaksinës anti Covid ditën e sotme dhe nesër.

Vaksinimi i hapur për çdo qytetar mbi 18 vjec ka nisur në orën 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 20:00 të mbrëmjes. 19 mijë aplikime janë bërë vetëm në dy ditë që nga njoftimin për mundësinë e vaksinimit të të gjithë personave mbi 50 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë aplikime të mëhershme po në portalin e-Albania.

Mirëpo është vënë re se qytetarët kanë frikë që të bëjnë vaksinën kineze pasi preferojnë ata Pfizer. Nuk ka qënë i lartë interesi i shafaqur nga qytetarët në pikat e qendrës shëndetësore, ku mund të kryhet vaksina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3 vaksina, Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac do të jenë në dispozicion për imunizimin në bazë të planit kombëtar të vaksinimit. Sipas të dhënave, zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë deri me tani janë injektuar mbi 935 mijë vaksina, grupmosha mbi 70 vjeç, zë dhe pjesën më të madhe. 70% e kësaj grupmoshe i ka marrë të dyja dozat e vaksinës. 24,040 vaksina anti-COVID kanë mbërritur në Shqipëri, një ditë më parë, ndërkohë që në total deri më tani në vend kanë ardhur 1,103,690 doza.

(A.B)/Dosja.al

  • 14:05

    Vaksinimi masiv/ Shfaqet një interes i ulët i qytetarëve, kërkojnë Pfizer, specialistja e ISHP-së: Kemi udhëzime të posaçme

    Vaksinat Pfizer

    Specialistja e ISHP-së, Ira Peza është shprehur për ‘Faxweb’ se të gjitha vaksinat që po përdoren kundër Covid në Shqipëri janë të sigurta dhe krijojnë mbrojtje. Përsa u përket vaksinave specifike, Peza tha që nëse një person ka një sëmundje specifike mund të marrë një vaksinë të caktuar.

    “Të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të aplikojnë, dhe të marrin vaksinën në të gjitha pikat në Shqipëri. Vaksnimi në këtë fazë ku jemi është shumë e rëndësishme, të gjitha vaksinat që ne po përdorim janë të sigurta, dhe krijojnë mbrojtje ndaj Covid. Të gjitha vaksinat që ofrohen janë të efektshme për personat mbi 18 vjeç, dhe të gjithëve do iu ofrohet ajo vaksinë që është në gjendje në qendrat shëndetësore. Qytete të ndryshme kanë nga të gjitha llojet e vaksinave, sa i takon Pfizer, ne që prej fillimit kemi pasur udhëzime të posaçme. Nëse personi ka sëmundje specifike, ka një arsye që duhet të marri një vaksinë të caktuar, duhet të ketë edhe konsultin e mjekut shtesë. Ne jemi vetëm në ditën e parë të vaksinimit të hapur për të gjithë, duke parë ecurinë dhe trendin, do ta shohim në vazhdim nëse do të ketë ditë të tjera të hapura. Interesi ka qenë në rritje nga të gjitha grupmoshat, është e rëndësishme që të kemi një popullatë sa më të mbrojtur, për të evituar sëmundjen dhe hospitalizimin, por edhe fatalitetet”, u shpreh Peza.

  • 12:38

    Vaksinimet plus 18, fluks i vogël te sheshi “Skënderbej”, të rinjtë refuzojnë vaksinën kineze, kërkojnë Pfizer

    Procesi i vaksinimit

    Disa të rinj nuk kanë pranuar që të vaksinohen kur kanë mësuar se vaksina do të jetë Coronavax. Gazetari Erjon Skëndo raporton për ‘News24’ se fluksi i të rinjve në sheshin ‘Skëndërbej’ është shumë i vogël. Gazetari tregoi më tej, se disa të rinj, janë paraqitur në stendat e vaksinimit, si në sheshin “Skënderbej”, ashtu dhe në pikën tjetër të vaksinimit “Air Albania”, mirëpo nuk kanë pranuar të vaksinohen, kur kanë mësuar se vaksina që do të marrin do të jetë Coronavax.

  • 9:56

    Mjafton të jeni mbi 18-vjeç! Pikat ku duhet të drejtohen qytetarët në çdo qytet për tu vaksinuar kundër Covid

    Procesi i vaksinimit

    Sot, të gjithë qytetarët që janë mbi 18-vjeç mund të paraqiten në pikat e qendrave të vaksinimit për të marrë dozën e parë kundër Covid. Vaksinimi ka filluar nga ora 8 e mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 8 të mbrëmjes. Më poshtë, ju tregojmë se cilat janë pikat në çdo qytet ku qytetarët duhet të paraqiten:

    Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë

    – Sheshi Skënderbej

    – Stadiumi “Air Albania”

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kavajë

    – Qendra Shëndetësore Kavajë

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës

    – Shkolla “Jani Kukuzeli”

    – Qendra Shëndetësore Shijak

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Krujë

    – Qendra Shëndetësore Krujë

    – Qendra Shëndetësore Fushë-Krujë

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Dibër

    – Pallati i Kulturës Peshkopi

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mat

    – Qendra Shëndetësore Burrel

    – Qendra Shëndetësore Klos

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë

    – Qendra Kulturore Bulqizë

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Elbasan

    – Qendra Shëndetësore nr. 4

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Librazhd

    – Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Librazhd

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh

    – Pallati i Kulturës Gramsh

    – Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Peqin

    – Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Peqin

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë

    – Qendra Rinore Korçë

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pogradec

    – Pallati i Kulturës Pogradec

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kolonjë

    – Qendra Sociale Kolonjë

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Berat

    – Pallati i Kulturës Berat

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kuçovë

    – NJVKSH Kuçovë

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Skrapar

    – Qendra Shëndetësore Çorovodë

    – Qendra Shëndetësore Poliçan

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër

    – NJVKSH Shkodër

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Malësi e Madhe

    – NJVKSH Malësi e Madhe

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë

    – Qendra Shëndetësore Pukë

    – Qendra Shëndetësore Fushë-Arrëz

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës

    – Pallati i Kulturës Kukës

    – Qendra Shëndetësore Kukës

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Has

    – Qendra Shëndetësore Krumë

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tropojë

    – NJVKSH Tropojë

    – Qendra Shëndetësore Bajram Curri

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Lezhë

    – Gjimnazi “Hydajet Lezha”

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kurbin

    – NJVKSH Kurbin

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mirditë

    – Pallati i Sportit Mirditë

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë

    – Pallati i Sportit

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Sarandë

    – Shkolla “9 Tetori”

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë

    – Qendra Shëndetësore Delvinë

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier

    – Qendra Shëndetësore nr.1 Fier

    – Qendra Shëndetësore nr.2 Fier

    – Qendra Shendetesore nr.3 Fier

    – Qendra Shëndetësore Patos

    – Qendra Shëndetësore Roskovec

    – Qendra Shëndetësore Cakran

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Lushnjë

    – Kinoteatri “Vaçe Zela”

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mallakastër

    – Kinemaja e qytetit

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër

    – Konvikti i djemve, Lagjia “18 Shtatori”

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Përmet

    – Bashkia Përmet

    Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tepelenë

    – Palestra e qytetit

Shto Koment