Aktualitet

Dita nis me diell, nuk mungojnë reshjet e shiut…PARASHIKIMI i motit për ditën e dielë (HARTA LIVE)

Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.
Featured image of article: Dita nis me diell, nuk mungojnë reshjet e shiut…PARASHIKIMI i motit për ditën e dielë (HARTA LIVE) Foto Ilustruese

TIRANË– Ditën e sotme pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë. Sipas Meteoalb, parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.

Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.b)/dosja.al

Shto Koment