Sociale

Dita Ndërkombëtare e Romëve, zyrtari i BE: Nuk ka vend për anticiganizëm

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Komisioneri i Qeverisë Federale për Minoritetet Kombëtare, Bernd Fabritius, bën thirrje për pjesëmarrje të barabartë të sintëve dhe romëve dhe për luftën kundër anticiganizmit.
Featured image of article: Dita Ndërkombëtare e Romëve, zyrtari i BE: Nuk ka vend për anticiganizëm Foto ilustruese

Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve, e cila që nga viti 1990 festohet çdo vit në 8 Prill, si një ditë botërore e veprimit. Kjo datë përkujton Kongresin e parë Botëror të Romëve, i cili u zhvillua në Londër 50 vjet më parë (8 Prill 1971).

Në shumë vende të Evropës, sintët dhe romët ende përballen me paragjykime, mungesë tolerance dhe me diskriminim. Një shoqëri që vlerëson diversitetin dhe krijon mundësi të barabarta nuk mund t’i tolerojë diskriminimin dhe përjashtimin dhe do t’i luftojë ato vazhdimisht. Në këtë sfond, lufta e përbashkët dhe e intensifikuar kundër anticiganizmit luan një rol të rëndësishëm. Mbi të gjitha, pjesëmarrja aktive dhe përfshirja janë të mundshme vetëm kur në shoqërinë tonë është e garantuar një qasje pa paragjykime dhe kur nuk mbetet vend për anticiganizëm.

Respekt në marrëdhëniet me njëri-tjetrin

Si I Ngarkuar i Qeverisë Federale për Minoritetet Kombëtare, për mua është veçanërisht e rëndësishme që pakicat të përjetojnë pranimin e kulturës dhe historisë së tyre dhe që ata të kenë vendin e tyre në mes të shoqërisë sonë. Kohezioni shoqëror nënkupton hapje dhe respekt në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Kjo është baza e bashkëjetesës paqësore në shoqërinë tonë.

Mbrojtja e minoriteteve është një kontribut për diversitetin shoqëror që nuk duhet ngatërruar me asimilimin. Ata që ia vendosin vetes këtë qëllim duhet të krijojnë gjithashtu kushtet kuadër, në mënyrë që të ruhet identiteti; ky është lajtmotivi i politikës gjermane ndaj pakicave dhe ai duhet të jetë gjithashtu konsensus në të gjithë BE.

Dëshiroj të kujtoj me këtë rast kornizën e re strategjike të BE, e cila mbron pjesëmarrjen e barabartë të sintëve dhe romëve në Gjermani dhe në Evropë. Me këtë Komisioni Evropian ndoqi kërkesën e Parlamentit Evropian, për një kornizë më të fortë strategjike për BE për periudhën pas vitit 2020, duke vazhduar dhe zgjeruar strategjinë e mëparshme. Tani është përgjegjësia jonë të zbatojmë këtë kornizë të BE në nivelin e shteteve anëtare.

Bernd Fabritius, I Ngarkuar i qeverisë federale për Çështje të të Shpërngulurve dhe për Minoritetet Kombëtare

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përfshirja sociale e sintëve dhe romëve

Në strategjinë e re të BE-së për romët, unë gjithashtu shoh një konfirmim të qasjes së ndjekur në nivelin kombëtar deri sot për një politikë më të gjerë të përfshirjes sociale të Romëve. Angazhimi i shoqërisë civile luan në veçanti një rol të rëndësishëm. Kjo vlen veçanërisht për përfaqësuesit e rinj të pakicave, interesat e të cilëve i mbroj në mandatin tim.

Ne të gjithë mbajmë përgjegjësi për të ardhmen e një Europe të sigurt dhe të paqtë; një Evropë në të cilën të gjitha format e racizmit, përfshirë anticiganizmin, lihen pas dhe në të cilën ekzistojnë mundësi të barabarta për pjesëmarrje për të gjithë.

Në këtë kuadër merr rëndësi vendimtare zbatimi i strategjisë së BE-së për romët në vendet anëtare gjatë 10 viteve të ardhshme. Rruga për pjesëmarrjen e barabartë të sintëve dhe romëve dhe për luftën kundër anticiganizmit është shtruar. Tani ka rëndësi që ta vazhdojë së bashku atë dhe që t’i zbatojmë me guxim qëllimet e deklaruara.

Dr. Bernd Fabritius, CSU, është anëtar i Bundestagut Gjerman dhe I Ngarkuar i qeverisë federale për Çështje të të Shpërngulurve dhe për Minoritetet Kombëtare.

DW

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment