Politike

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Vojo Bregu: Të luftohet diskriminimi dhe racizmi ndaj tyre!

Ai thekson se është e domosdoshme të luftohet diskriminimi dhe racizmi, të zbatohen politika gjithëpërfshirëse në arsim, punësim, strehim dhe shëndetësi.
Featured image of article: Dita Ndërkombëtare e Romëve, Vojo Bregu: Të luftohet diskriminimi dhe racizmi ndaj tyre! Vojo Bregu

TIRANË– Në ditën ndërkombëtare të Romëve, koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Vorën, Vojo Bregu ka dhënë një mesazh kundër racizmit ndaj tyre.

Në një postim në ‘Facebook’, Bregu shkruan se miliona euro donacione nga Bashkimi Europian të akorduara për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom dhe integrimin e tyre në shoqëri, devijojnë dhe përfundojnë në xhepat e drejtuesve të OJF-ve.

Ai thekson se është e domosdoshme të luftohet diskriminimi dhe racizmi, të zbatohen politika gjithëpërfshirëse në arsim, punësim, strehim dhe shëndetësi.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Mesazhi i Bregut:

8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve
“Racizmi është gjëja që transformon ndryshimet në pabarazi”~T.B Jelloun
Shkalla e lartë e papunësisë, numri i ulët i regjistrimit nëpër shkolla, mungesa e kujdesit shëndetësor, kushtet e mjerueshme të jetesës së shumicës së romëve, tani janë bërë akoma më të vështira për shkak të pandemisë dhe indiferencës së shtetit.
Miliona euro donacione nga Bashkimi Europian të akorduara për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom dhe integrimin e tyre në shoqëri, devijojnë dhe përfundojnë në xhepat e drejtuesve të OJF-ve.
Është e domosdoshme të luftohet diskriminimi dhe racizmi, të zbatohen politika
gjithëpërfshirëse në arsim, punësim, strehim dhe shëndetësi.
Garantimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave kombëtare janë hapa të rëndësishëm drejt integrimit europian.”

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment