Kulture

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Shqipëria vendi më i nënpaguar në Europë

Në shumë vende të botës sot përkujtohet 1 maji, por me parada, me protesta paqësore, ndërsa në Shqipëri njerëzit festojnë dhe gëzojnë duke marrë një ditë pushimi të plotë!
Featured image of article: Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Shqipëria vendi më i nënpaguar në Europë Foto ilustruese.

TIRANË– Dita e Punës, e kremtuar rreth globit më 1 maj, është një ditë e dedikuar klasës punëtore, por edhe pse kjo ditë burimin e ka në SHBA, atje dita përkujtohet në shtator dhe jo në muajin maj.

Origjina e 1 majit daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara. Lëvizja e sindikatave të punës u ngrit kundër kushteve të padrejta të punës dhe kërkoi paga më të mira, orë të arsyeshme dhe leje të paguara.

Protestat ishin masive dhe morën pjesë rreth 10 mijë punëtorë. Gjatë tubimit pati edhe përplasje, ku një nga punëtorët hodhi një bombë prej së cilës mbetën të vdekur 8 persona.

Por, ndërsa në Shqipëri konsiderohet shpeshherë si ‘Festa e 1 Majit’ duhet theksuar se kjo ditë i dedikohet klasës punëtore dhe është më shumë një ditë, ku mund të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtat për kushte optimale në punë.

Sa të paguar janë shqiptarët dhe në çfarë kushtesh punojnë? Kjo është një pyetje që e ka direkt një përgjigje, pasi Shqipëria është klasifikuar si vendi me pagat më të ulëta në Europë. Paga minimale është 211 euro dhe në Shqipëri njerëzit punojnë për gati 200 orë në vit, sipas Eurostat.

Paga mesatare në ekonomi në vitin 2018 ishte 50,6 mijë lekë, ose rreth 405 euro. Sipas tabelave të publikuara nga INSTAT, në krahasim me 2014, pagat janë rritur me 11%, ose rreth 5 mijë lekë, ose me 40 euro. Por e indeksuar me inflacionin mesatar vjetor, paga mesatare në ekonomi në krahasim me 4 vite më parë është rritur minimalisht vetëm me 3.4%.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo rritje e pagës me ritme shumë të ulëtë lë për të dëshiruar dhe pikërisht nga këtu lind pyetja, a duhet të quhet 1 maji, festë në Shqipëri?

Punët më të paguara sot për sot në Shqipëri janë nga organizatat ndërkombëtare të cilat pagën mesatare e kanë 1200 euro, pagë kjo optimale për një jetesë të kënaqshme në Shqipëri. I dyti në rend si institucioni që paguan më shumë janë bankat dhe sigurimet, me rreth 800 mijë lekë.

Ashtu si 1 Maji i hershëm, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është një ditë me parada nëpër rrugë, por në Shqipëri preferojnë të mblidhen e të festojnë. Ku janë paradat, ku janë protestat për vendin më të nënpaguar në Europë?

(R.L/Dosja.al)

 

 

Shto Koment