Politike

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës/ Meta apel: Ndërtimet e sforcuara përbëjnë rrezik

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Vendeve Arkeologjike, presidenti Ilir Meta ka bërë apel për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pasurive kulturore.
Featured image of article: Dita Ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës/ Meta apel: Ndërtimet e sforcuara përbëjnë rrezik Presidenti, Ilir Meta.

TIRANE- Presidenti Ilir Meta i është bashkuar thirrjeve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve kulturore dhe arkeologjike.

Ai ka theksuar se ndërtimet e sforcuara nëpër qytete, rrezikojnë që të dëmtojnë identitetin kombëtar dhe kulturor duke bërë të humbur një shanc për të vendosur historinë në dobi të së ardhmes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shqiptarët janë krenarë për pasurinë dhe trashëgiminë e tyre arkeologjike dhe kulturore, por ndërtimet e sforcuara nëpër qytete po vendosin para rrezikut të shkatërrimit e zhdukjes shumë nga këto vlera të rralla kombëtare. Apeloj të mirëmbajmë këtë pasuri, si trashëgimi të çmuar të të parëve tanë. Mos harrojmë se pas dëmtimit të çdo monumenti, objekt kulti+ vendi arkeologjik dëmtohet identiteti kombëtar dhe kulturor, humbet një shans për të vendosur historinë dhe trashëgiminë në dobi të së ardhmes.”-ka shkruar presidenti Ilir Meta.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment