Politike

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Meta: Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar!

Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se burimet e dyshimta financiare vijojnë të përdoren për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.
Featured image of article: Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Meta: Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar! Ilir Meta

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka inkurajuar gazetarët në punën e tyre për pasqyrimin e së vërtetës. Përmes një postimi në facebook, Meta thekson se burimet e dyshimta financiare vijojnë të përdoren për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.

Meta inkurajon gazetarët të kryejnë me devotshmëri misionin e tyre, pavarësisht presioneve dhe censurës.

POSTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën. Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci!

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment