Politike

Dita Kombëtarëve e Jetimëve, Meta: Të punojmë me përgjegjshmëri

Meta shkruan se ne jemi vendi i Nënë Terezës, prandaj duhet të udhëhiqemi nga humanizmi dhe solidariteti njerëzor
Featured image of article: Dita Kombëtarëve e Jetimëve, Meta: Të punojmë me përgjegjshmëri Streha e Parë Vorfnore, foto e publikuar nga Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me anë të një reagimi në mediat sociale nën Ditën Kombëtarëve të Jetimëve, ka bërë thirrje për solidaritet.

Meta ka postuar një foto nga Streha e Parë Vorfnore, e ngritur në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917 nën mbështetjen e Rauf  Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës, ku shkruan se ne jemi vendi i Nënë Terezës dhe prandaj duhet të jemi me human.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë. Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe”, shkruan Meta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment