Kulture

Nuk festohet ‘Dita e Verës’, kryebashkiaku i Elbasanit: Sa bosh duket qyteti pa ju, mijëra njerëz do vinin!

Sot, ndoshta për herë të parë, nuk festohet "Dita e Verës". Kjo për shkak të shtetrrethimit të vendit për të penguar përhapjen e covid-19.
Featured image of article: Nuk festohet ‘Dita e Verës’, kryebashkiaku i Elbasanit: Sa bosh duket qyteti pa ju, mijëra njerëz do vinin! Foto ilustruese

ELBASAN– Shqipëria nuk e feston sot “Ditën e verës”, këtë festë të lashtë parafetare, për shkak të shtetrretimit nga koronavirusi. Në një ditë normale, ditën e sotme qyteti i Elbasanit do të ishte epiqendra e festës tradicialale shqiptare.

Ky qytet identifikohet me këtë festë popullore, ku organizohen karnevale, panaire dhe veprimtari të ndryshme kulturore, si dhe gatimi i ballokumes, një ëmbëlsirë e veçantë në traditën kulinare shqiptare dhe vendosja e veroreve.

“Dita e Verës” ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të ilireve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej më 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë festa e “Ditës së Verës” do të festohet sot brenda katër mureve të shtëpisë pasi lëvizja jashtë është e ndaluar, ndërkohë që të gjitha baret dhe restorantet janë mbyllur për shkak të covid-19. 

(k.,/dosja.al)

  • 8:26

    Gledian Llatja uron për Ditën e Verës: Sa bosh duket Elbasani pa ju, na mungoni!

    Sot është Dita e Verës, një festë tradicionale që festohet në Shqipëri por më së shumti në Elbasan, ku gatuhen edhe ballokumet tradicionale. Megjithatë sot nuk do të festohet për shkak të koronavirusit. Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja është shprehur se ditën e sotme mijëra njerëz do të festonin në Elbasan dhe do të argëtoheshin me aktivitetet e parashikuara por shëndeti i të gjithë qytetarëve është më i rëndësishëm. 

    “Këtë Ditë Vere, mijëra njerëz kishin menduar ta festonin në Elbasan për t’u argëtuar me aktivitet e parashikuara, për të shijuar gatimet tradicionale, për të vizituar pikat turistike të Elbasanit. Sa bosh duket shtëpia jonë pa të gjithë ju, miqtë tanë që nuk na mungoni asnjë vit. Por shëndeti i të gjithëve ne është shumë i rëndësishëm. Ju kemi premtuar një festë shumë më të madhe vitin e ardhshëm, por ndërkaq po ju sjellim disa copëza nga Elbasani ynë. Gëzuar Ditën e Verës me plot shëndet në familjet tuaja. Festojmë në shtëpi!“-shkruan Llatja. 

    POSTIMI I PLOTË:

     

     

Shto Koment