Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
GREQI –Greqia ishte një ndër vendet që festuan ditën e sotme Epifaninë apo ditën e ujit të bekuar siç njihet në popull, një nga festat më të rëndësishme të krishtërimit. Megjithatë këto festime u kryen nën masat mbrojtëse ndaj koronavirusit .
Sipas Greek Reporter në fshatin Limni në Evia veriore prifti lokal hodhi Kryqin e Shenjtë në ujë. Zhytësit u hodhën det duke synuar të kapnin dhe të merrnin të parët kryqin. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis kremtoi Epifaninë në ishullin Agios Efstratios, duke marrë pjesë në një shërbim të drejtuar nga Mitropoliti Ierotheos i Limnos dhe Agios Efstratios dhe në ceremoninë e bekimit të ujërave në portin e ishullit.
Ai shprehu shpresën se festa do të ndihmojë të sjellë ndriçim për të gjithë, veçanërisht ata që ende hezitonin të merrnin vaksinën kundër Covid-19, duke i nxitur ata të bëjnë këtë zgjedhje të jetës, zgjedhjen për të mbrojtur jetën e tyre, por edhe sigurinë dhe shëndetin për të tjerët.
“I uroj të gjithë grekët gëzuar festën e Theofanisë, uroj që kjo ditë t’i ndriçojë, e sidomos bashkëqytetarët tanë që nuk janë të vaksinuar, që ende janë në mëdyshje për të marrë vaksinën. I inkurajoj që të vaksinohen, sepse kështu bëjnë zgjedhjen e mbrojtjes së jetës së tyre dhe të të afërmve. Kuptimi real është e vërteta që mbron dhe është më e prekshme se kurrë, ndërsa vendi po teston operacionin Omicron”, tha ai.
6 Janari, simbolizon ditën e ‘Ujit të Bekuar’, ku besimtarët ortodoksë mblidhen për të festuar dhe sipas traditës të rinjtë garojnë për të kapur kryqin që hidhet në lum nga një prift. Ceremoninë e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë, zanafilla e lidh me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.
(m.k/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 152 raste të reja të të infektuarve me koro...
SHBA- Ministrat e Jashtëm të NATO -s do të mbajnë një takim virtual të jashtëzakonshëm nesër, të premten më 7 janar. Ata do të diskutojnë ngritjen ushtarake të ...
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është fotografuar teksa futet në zyrën e tij me një pemë në dorë, si një shenjë për Krishtlindjet o...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të enjten se Beogradi zyrtar nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve amerikane për vendosj...
FLORIDA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një çift oficerësh, bashkëshortë, kryen vetëvrasje bre...
OQEANI PAQËSOR – NASA ka ngritur alarmin pasi një pjesë e raketës ruse “Angara-A5”, e cila u lëshua nga qendra Plesetsk në veriperëndim të Rusisë në ...
SHBA- Në fjalimin e tij në përvjetorin e parë të sulmit ndaj Kongresit amerikan nga mbështetësit e paraardhësit të tij, presidenti Joe Biden pritet që t’u bëjë ...
EUROPA- Bashkimi Evropian “ka marrë në dijeni” vendimin e administratës amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, ...
ITALI- Një grua shqiptare në Itali, e cila, në javën e 36-të të shtatzënisë, iu nënshtrua një operacioni në zemër për shkak të një infarkti e më pas solli në je...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës po paralajmëron aksion në veri, vendimit të ministres së ekonomisë Artane Rizvanollin. Mediat vendase shkruajnë se Rizvanolli për...