Aktualitet

Dita e tretë e vaksinimit në Shqipëri! 78 mjekë, infermierë dhe epidemiologë marrin dozat e para të ‘Pfizer’

  • Ogerta Manastirliu: Kemi kapacitete për të ruajtur deri në 7 mln vaksina!
  • Rama shkon te depoja farmaceutike e vaksinave (FOTOT e Pfizer)
  • Mjekja, Mira Rakacolli është shprehur se deri më tani asnjë nga pacientët që ka marrë dozat e vakisinës 'Pfizer' nuk ka shfaqur asnjë reaksion apo alergji. 
    Featured image of article: Dita e tretë e vaksinimit në Shqipëri! 78 mjekë, infermierë dhe epidemiologë marrin dozat e para të ‘Pfizer’ Vaksinimi ne Shqiperi

    TIRANË– Mjekët, infermierët dhe epidemiologët do të marrin 78 dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’ ditën e sotme. Vaksinimi i cili ka nisur prej tre ditësh në ambientet e Air-Albania do të zgjasë derisa të vaksinohen bluzat e bardha e më pas kategoria e të moshuarve.

    Mjekja, Mira Rakacolli është shprehur se deri më tani asnjë nga pacientët që ka marrë dozat e vakisinës ‘Pfizer’ nuk ka shfaqur asnjë reaksion apo alergji.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ditën e djeshme u vaksinuan 60 mjekë, infermierët dhe epidemiologë, ndërkohë që Kryeministri, teksa pa nga afër procesin e vaksinimit falënderoi ekipet për punën e tyre. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

    (a.b)/dosja.al

    Shto Koment