BotaDiasporaRajoni

Dita e pavarësisë, nuk mungon urimi i kongresmenit amerikan për Kosovës: E ardhmja sjelltë paqe 

Me anë të një postimi në Twitter, Engel shkruan se e ardhmja në vend sjelltë paqe dhe mirëqënie në vend.
Featured image of article: Dita e pavarësisë, nuk mungon urimi i kongresmenit amerikan për Kosovës: E ardhmja sjelltë paqe  Eliot Engel

KOSOVË- Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka uruar Kosovën për festën e pavarësisë. Me anë të një postimi në Twitter, Engel shkruan se e ardhmja në vend sjelltë paqe dhe mirëqënie në vend.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! E ardhmja sjelltë paqe dhe mirëqënie. Kosova 13”, shkroi ai.

Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe. Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte ishin dhe mediat më të njohura botërore si: CNN apo BBC.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment