LIVE UPDATES
Politike

Dita e kujtesës së viktimave të regjimeve totalitare, Basha: Shqiptarët e kanë paguar shtrenjtë lirinë, s’duhet har

23 Gusht 2019, 17:59 Nga DOSJA
Dita e kujtesës së viktimave të regjimeve totalitare, Basha:

TIRANË– Kyedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot të rënët në mbarë Europën kundër regjimeve totalitare. Në një status në rrjetet sociale, Basha shprehet se askush më shumë se shqiptarët nuk ka paguar një çmim më të shtrenjtë për lirinë. 

Ndër të tjera kreu i PD-së thekson se Partia Demokratike do të ndalojë dhe kriminalizojë simbolet e komunizmit.

Ai shprehet më pas se viktimat e komunizmit duhen nderuar dhe se do ndërmarrë angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq që sot janë pa varr dhe eshtrat e të cilëve nuk gjenden.

Reagimi i Lulzim Bashës

Sot mbarë Europa kujton Viktimat e regjimeve totalitare. Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri, për demokraci, për dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të respektit për dinjitetin njerëzor, sipas normave dhe vlerave europiane, për fjalën e lirë, për besimin në Zot.

34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike.
59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi.
7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak.
984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit.
6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.
Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit. Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, ka në themel kompleksin e xhelatëve, për të zhdukur bashkë me kundërshtarët e tyre politikë, edhe gjurmët e krimit të tyre.

Kujtesa dhe nderimi për sakrificën e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe kombin, e lartëson një komb. Harresa dhe mosmirënjohja janë rruga drejt shkatërrimit të shoqërisë dhe vlerave bazë të familjes, kombit dhe Atdheut.

Në këtë ditë kujtese, rikonfirmoj në emër të Partisë Demokratike, së bashku me ndjesën që nuk kemi arritur të bëjmë gjithçka nevojitet për nderimin e sakrifices së të përndjekurve politikë, për gjetjen dhe nderimin e eshtrave të të ekzekutuar pa gjyq, vendosmërinë tonë që në Parlamentin e dalë nga vota e lirë do të miratojmë ndër aktet e para:

– ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit, dhe nderimin për xhelatët e diktaturës, që kanë për qëllim të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës dhe rezistencës për liri.

– nderimin e viktimave të komunizmit, për të sprapsur revanshin komunist, i cili u rilind dhe u materializua, me vendimin kriminal për të hequr dhe kufizuar dëmshpërblimin për pasardhësit e të ekzekutuarve.

– angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq që sot janë pa varr dhe eshtrat e të cilëve nuk gjenden.

Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët e rilindur. Shqipëria është vendosur nën një tjetër diktaturë të krimit. Për pushtetin dhe pasurimin e tij të paligjshëm Edi Rama ka kthyer policinë politike, prokurorinë dhe drejtësinë private dhe burgosjet dhe gjygjet politike. Ndërkohë kriminelët dhe pushtetarët hajdutë janë mbi ligjin gëzojnë pandëshkueshmëri dhe mbrojtje nga Edi Rama.

Kjo e keqe do të ndalet me çdo kusht e me çdo çmim dhe shqiptarët e bashkuar do ta fitojnë betejën për vlerat themelore të demokracisë, votën e lirë, dhe nderimin e trajtimin dinjitoz të të përndjekurve politikë dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha viktimat e regjimit komunist lulzim basha viktimat e regjimit komunist

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni