DiasporaShowbiz

Dita e grave të luftëtarëve/ Anita Haradinaj: Titulli më me nder që mbaj është “Nusja e Komandantit”

VIDEO
Ndërsa të jetë gruaja e një politikani për Anitën duket se është pjesa më e vështirë.
Featured image of article: Dita e grave të luftëtarëve/ Anita Haradinaj: Titulli më me nder që mbaj është “Nusja e Komandantit” Anita Haradinaj

PRISHTINË– Anita Haradinaj, gruaja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në ditën e grave të luftëtarëve në Kosovë ka folur për jetën e saj private duke treguar se titulli më me nder që mban është “Nusja e Komandantit”.

Në atë kohë kam qenë në shkollë në Shqipëri, 16 vjeçe kur kanë filluar trazirat e luftës, dhe nuk është se e kam menduar ndonjëherë që të jem nusja e komandantit dhe që do të përfshihem në luftë, por titullin më me nder që e mbaj është “Nusja e Komandantit”- shprehet Anita.

Në një intervitë për  ATV Anita ka treguar dhe përjetimet në kohën e luftës dhe pse nuk ka qenë plotësisht e përfshirë për faktin që ndiqte studimet në Shqipëri, por Ramushi është kujdesur që t’i tregojë çdo episode madje dhe historit gazmore të luftëtarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Më ka treguar shumë histori të luftës, edhe pse familja e Ramushit është prekur shumë nga lufta, por prapë më ka treguar momente të mira që ka pasur në atë kohë”.-bën me dije Anita

Ndërsa të jetë gruaja e një politikani për Anitën duket se është pjesa më e vështirë.

Ka qenë e vështirë, duke pas parasysh të gjitha proceset që ka kaluar Ramushi dhe detyrimisht edhe unë në krahë te Ramushit”-deklaroj gazetarja

Shto Koment