SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË-Javët e Europës 2021, do të festohen midis të dielës 9 maj dhe të shtunës 29 maj, me një udhëtim 21-ditor nga veriu në jug të Shqipërisë për t’u takuar me qytetarët dhe për t’iu gëzuar veprimtarive të veçanta, panaireve, koncerteve dhe debateve mbi BE-në dhe Shqipërinë.
Zyra e shtypit e BE në Tiranë njofton se, programi i Javëve të Europës të këtij viti ka të bëjë me shkëmbimin me komunitetet vendore përmes një ekspozite lëvizëse rreth BE-së, politikave dhe vlerave të saj, ndihmës së saj financiare për Shqipërinë së bashku me Shtetet Anëtare të BE-së.
“Temat tona kryesore përqendrohen te programet “BE për Shkollat”, “BE për Kulturën”, “BE për Inovacionin”, “BE për Bujqësinë” dhe Erasmus+. Një kombinim i argëtimit shqiptar dhe evropian përmes muzikës, netëve të filmave të BE-së, si dhe dokumentarëve mbi trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, do të shoqërojnë udhëtimin e Delegacionit të BE-së, duke dëshmuar për atë çka kemi treguar deri më tani: Europa është këtu”, thuhet në njoftim.
Me rastin e Javëve të Europës 2021, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha, se “në këto kohëra të vështira, fuqia e solidaritetit na ka afruar edhe më shumë si kurrë më parë. Ndërsa Javët e Europës janë gati të fillojnë, ne nisëm një udhëtim me dëshirën për t’u takuar dhe shkëmbyer, duke shkuar te shqiptarët në qytetet, qytezat dhe fshatrat e tyre, në lugina, në bregdet e në male: për të mbështetur, për të mbrojtur, për të investuar dhe për të festuar.”
“Sot është Dita e Europës, unë ndodhem këtu në veri të Shqipërie për të nisur turin e takimeve 3 javorë që do zhvillohen në të gjithë vendin. Viti që po lëmë pas, ka qenë si asnjë më parë, Pandemia ka ndikuar në çdo aspekt të jetës. Kemi kaluar përvoja të vështira personale, sëmundje të dhimbshme, Shumë nga ju kanë patur vështirësi ekonomike dhe humbjen e njerëzve të dashur. Po, në të njëjtën kohë kemi parë shembuj të shkëlqyer qëndrueshmërie dhe mbështetje. Ato çaste janë zbuluar bujarinë e atyre që kanë ndërhyrë për të ndihmuar. Gjithmonë në situata të vështira, kupton se ku mund të mbështetesh. Europa është një histori e fillimeve të reja. Dhe kjo është ajo çka Europës, përfshirë Shqipërinë, i duhet tani. t’i japë fund pandemisë dhe të formësojmë një fillim të ri për të gjithë europianët, Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët. ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’, kjo është thirrja jonë e përbashkët për veprim“, thuhet mes të tjerash në mesazhin e Sorecës.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GREQI– Detaje të reja janë publikuar nga historia e dhunimit të vajzës shqiptare nga babai i saj. Mediat greke kanë publikuar rrëfimin e plotë të të miturës par...
BRINDISI– Një 30-vjeçar shqiptar nga Vlora, i identifikuar me inicialet E. I., ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi u kap me 4 milionë euro ...
KOSOVË– Një e mitur nga Prishtina është marrë me dhunë nga ish-i dashuri i saj.Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, ka bërë të ditur Polici...
EUROPË– Sot, më 9 maj 2021, mbushen 71 vite nga dita kur Robert Shuman bëri deklaratën e famshme për krijimin e Komunitetit Evropian të Çelikut dhe ...
BRITANI- Nicola Sturgeon është zotuar të vazhdojë me planet për një referendum të dytë të pavarësisë pasi partia Kombëtare Skoceze fitoi zgjedhjet e katërta rad...
KINË– Mbeturinat e raketës kineze Long March 5B që po ktheheshin përsëri drejt Tokës janë shpërbërë mbi Oqeanin Indian.Pjesa më e madhe e raketës u shkatër...
GJERMANI– “Forca jonë si demokraci konsiston tek kontributi i shoqërive pluraliste në kërkim të rrugës më të mirë për të ardhmen”, deklaroi pr...
Boshti i Tokës ka zhvendosur vendndodhjet e poleve veriore dhe jugore. Polet vazhdimisht kanë pësuar luhaje, por në vitit 1995 poli i veriut u kthye nga Kanadaj...
SERBI– Lajmi se forcat kroate në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë do do të shtoheshin për ngritjen e një kampi ushtarak për të vendosur stabilitetin në r...
SHBA– Operatori i një tubacioni që transporton lëndë djegëse në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara thotë se ka rënë viktimë e një sulmi kibernetik e c...