Rajoni

Dita e dytë pa taksë, në Kosovë hynë 84 maune nga Serbia me gjysmë milioni euro mall

Vetëm ditën e sotme kanë kaluar në doganën e Kosovës 84 maune nga Serbia, me produkte dhe mall që shkojnë që kapin vlerën gjysmë milioni euro.
Featured image of article: Dita e dytë pa taksë, në Kosovë hynë 84 maune nga Serbia me gjysmë milioni euro mall Foto ilustruese

KOSOVË– Ditën e sotme Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka bërë publik statistikat pas ditës së dytë kur Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr taksën ndaj Serbisë për mallrat.

Ai ka thënë për “RTV Dukagjinin” se përgjatë ditës së sotme janë shtuar produktete lëndës së parë dhe shumë produkteve të tjera që janë futur nga Serbia në territorin e Kosovës.

“Ditën e parë nga Serbia në Kosovë kanë hyrë rreth 16 maune, ndërsa sot ka pasur një vëllim më të madh të mallrave me mbi 84 maune e që kapin vlerën e rreth gjysmë milioni euro.“- është shprehur Stavileci.

Ndër të tjera zëdhënësi i Doganës ka thënë se këtë të hënë janë kthyer pas dy maune nga Serbia, kurse dje ishte kthyer vetëm një muane, ku sipas tij maunet nuk kanë plotësuar kriteret kushtetuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Këto maune nuk i kanë plotësuar kriteret kushtetuese siç janë vendosur në bazë të vendimit të qeverisë.“- është shprehur ai.

A.C/Dosja.al

Shto Koment