Aktualitet

Dita e Drejtësisë! Artur Metani: Inkurajoj prokurorët dhe gjyqtarët për më shumë motivim

Metani ka uruar prokurorët dhe punonjësit që lidhen me drejtësinë, për më shumë motivim dhe angazhim në punën e tyre fisnike.
Featured image of article: Dita e Drejtësisë! Artur Metani: Inkurajoj prokurorët dhe gjyqtarët për më shumë motivim Artur Metani, kreu i ILD

TIRANË– Dita e sotme përkon me ditën e Drejtësisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani përmes një mesazhi, thekson se 108 vite më parë nënshkruesit e Pavarësisë hartuan ‘Kanunin e Zhurisë’.

Metani ka uruar prokurorët dhe punonjësit që lidhen me drejtësinë, për më shumë motivim dhe angazhim në punën e tyre fisnike.

MESAZHI I METANIT

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

108 vjet më parë nënshkruesit e Pavarësisë dhe etërit e krijimit të shtetit shqiptar hartuan bazën ligjore të organizimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, atë që njihet si “Kanuni i Zhurisë”. Në shenjë respekti për aktin e tyre historik dhe normat juridike të krijuara nga ky akt, 10 Maji kujtohet e nderohet si Dita e Drejtësisë.Gjej rastin t’i uroj gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të tjerë që lidhen me drejtësinë, Ditën e Drejtësisë, dhe t’i inkurajoj të gjithë, për më shumë motivim e me shumë angazhim në punën e tyre fisnike.Eshtë një ditë për të reflektuar mbi udhën e gjatë që ka kaluar shteti e drejtësia shqiptare, për të ardhur në ditët dhe nivelet e sotme.
Eshtë dita për inkurajim e motivim në rrugëtimin sfidues, që sistemi i drejtësisë ka nisur 5 vite më parë, me reformën më të thellë e të dhimbshme, duhet thënë, që ka njohur ndonjëherë.

Natyrisht nuk jemi ende aty ku duhet, por kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo cdo lloj tjetër. Kjo pavarësi e garantuar me ligj për cdo gjyqtar e prokuror është një fuqi e madhe për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë e konsolidimin e shtetit të së drejtës, ku dhënia e drejtësisë nuk konsiderohet privilegj apo rastësi, por detyrim dhe e drejtë e çdo individi. Duke respektuar parimet e shenjta të profesionit, duke ruajtur të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, cdo gjyqtar e prokuror i bën një shërbim të madh shoqërisë dhe vendit tonë.
Të gjithëve, gëzuar Ditën e Drejtësisë!

(a.b)/dosja.al

Shto Koment