Aktualitet

Dita e 18-të e grevës së naftëtareve të Ballshit/ Gratë vijojnë të ngujuara në ambientet e rafinerisë, gjendja shëndetesore e rënduar

Gratë naftëtare vijojnë rezistencën e tyre pavarësisht se gjendja shëndetësore është përkeqësuar shumë.
Featured image of article: Dita e 18-të e grevës së naftëtareve të Ballshit/ Gratë vijojnë të ngujuara në ambientet e rafinerisë, gjendja shëndetesore e rënduar Naftetaret e Ballshit

BALLSH– Gratë naftëtare të Ballshit hyjnë sot në ditën e 18-të të grevës së tyre të urisë që po zhvillohet në ambientet e brendshme të rafinerisë.

Gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rënduar e megjithatë vazhdojnë të rezistojnë duke i qëndruar deri në fund thirrjes së tyre për pagat e prapambetura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej 22 ditësh, ndërsa prej 18 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre. Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës. Gjendja e tyre sa vete dhe rëndohet, ndërsa ata refuzuan edhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me qeverinë, por pa zgjidhje konkrete.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment