AktualitetPolitike

Dita Botërore e Shtypit/ Meta apel gazetarëve: Denonconi shantazhet dhe dhunën

  • Dita Botërore e Shtypit/ Gazetaria, një profesion i rrezikshëm në shumë vende të botës
  • Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se shtypi ynë sot, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediet goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, teksa shton se rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes, janë alarmante.
    Featured image of article: Dita Botërore e Shtypit/ Meta apel gazetarëve: Denonconi shantazhet dhe dhunën Presidenti Ilir Meta

    TIRANË- Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, presidenti  i vendit, Ilir Meta i ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve që të denoncojnë hapur dhunën, shantazhin por edhe kushtet e papërshtatshme të punës, me të cilat ata përballen çdo ditë.

    Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se shtypi ynë sot, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediet goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, teksa shton se rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes, janë alarmante.

    Postimi i plotë i Ilir Metës:

    Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit” e gjen sot Shqipërinë të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medias. Shqetësimet e thella të ngritura në raportet e fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, për fatin e keq, vijojnë të hasin në vesh të shurdhët. Shtypi ynë sot, edhe sipas këtyre organizatave, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante.

    Kjo situatë duhet të marrë fund! Media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen. Praktikat e mohimit të së drejtës së gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen. Sepse çdo goditje ndaj institucionit të medies, është sulm ndaj demokracisë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Të dashur gazetarë, Duke ju uruar këtë ditë, ju ftoj pa humbur kohë të unifikoheni në qëndrime, larg autocensurës, të denonconi hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës.

    Ndryshimi është në dorën tuaj dhe fillon nga përhapja e informacionit të vërtetë, pa pritur më që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.

    Të dashur gazetarë që keni vendosur të mos tradhëtoni profesionin e misionin tuaj, jam pranë jush dhe sakrificave që bëni për të mbrojtur dinjitetin tuaj dhe fjalën e lirë!

    Ju do triumfoni sepse shqiptarët s’mund të kthehen 30 vite pas për të ndjekur Zërin e Amerikës apo Deutsche Ëelle-n, që të kuptojnë se çfarë ndodh në atdheun e tyre.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment