Sociale

Dita Botërore e Shëndetit, Manastirliu falenderon mjekët: Mirënjohje për sakrificën tuaj

VIDEO
Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID19.
Featured image of article: Dita Botërore e Shëndetit, Manastirliu falenderon mjekët: Mirënjohje për sakrificën tuaj Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë

TIRANË- Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID19.

Dita Botërore e Shëndetit i gjen infermierët, mjekët, punonjësit tanë të shëndetësisë në vijën e parë të fronit me këtë armik të rrezikshëm. Një armik që me sy nuk duket por që shumëkujt në mbarë botën po ua merr njerëzit e dashur mu përpara syve. Sot, mirënjohja e të gjithëve shkon për ata që mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës”, thotë Manastirliu.

Më tej Manastirliu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, që të lehtësojmë punën mejkëve e infermierëve, të cilët janë gjthë kohës në shërbim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjithë këtyre luftëtarëve ne u kemi një borxh të madh. Një borxh që në këtë kohë të vështirë që po jetojmë mundemi t’ua shlyejmë pak e nga pak duke u’a lehtësuar mundin përballë sëmundjes, duke respektuar rregullat dhe duke u bërë bashkë aleatë besnikë të mjekëve dhe infermierëve tanë të mrekullueshëm”, mbyll videon falenderuese Manastirliu.

Sot është Dita Botërore e Shëndetit, e cila është kujtuar dhe në Shqipëri. Në këto ditë të vështira ku mjekët janë në vijën e parë të luftës dhe kanë marrë falenderime nga qytetarët e politikanët. Me anë të reagime, krerët e politikës kanë shprehur mirënjohjen për bluzat e bardha.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment