BotaKuriozitete

Disney blen 71 miliardë dollarë Century 21 Fox, gati për të sfiduar Netflix

Kompania Walt Disney e mbylli blerjen të enjten, ndërkohë që këtë vit përgatitet shërbimi Disney Plus, që sfidon Netflix.
Featured image of article: Disney blen 71 miliardë dollarë Century 21 Fox, gati për të sfiduar Netflix Jennifer Lawrence në Foxmen

Disney ka mbyllur me sukses blerjen e Rupert Murdoch. Një marrëveshje që ka kushtuar plot 71 miliardë dollarë në një marrëveshje që bashkon Hirushen, The Simpsons dhe Star War duke u bashkuar në një gjigant mediatik të paprë.

Kompania Walt Disney e mbylli blerjen të enjten, ndërkohë që këtë vit përgatitet shërbimi Disney Plus, që sfidon Netflix.

Marrëveshja gjithashtu ndihmon Disney të kontrollojë më tej TVSH dhe filmat nga fillimi në fund, duke nisur që nga krijimi i programeve tek shpërndarja e tyre.

Disney do të merrte të dhëna të vlefshme për klientët dhe zakonet e tyre të argëtimit dhe përdorimit, të cilat mund t’i përdorin për të shitur reklamat.

Në një deklaratë, Robert Iger, kryetari dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Walt Disney, përshëndeti këtë lëvizje dhe tha:

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe historik për ne – një që do të krijojë vlerë të konsiderueshme afatgjatë për kompaninë tonë dhe aksionarët tanë. Kombinimi i përmbajtjes krijuese dhe talentit të provuar të Disney dhe Century Fox 21 krijon një kompani globale argëtimi, që është e pozicionuar për të udhëhequr në një epokë tepër dinamike dhe transformuese.”

Ky veprim menjëherë ul numrin e studiove të mëdha në Hollywood, duke i dhënë fund epokës së “Big Six”, Warner Bros, Universal, Sony Pictures dhe Paramount Pictures nuk përbëjnë një paketë me Disney. Gjithashtu pritet që rreth 4 mijë vende pune të ndërpriten nga kjo marrëveshje.

Burimi: The Guardian

Përshtati: F.G/Dosja.al

Shto Koment