Sociale

Diskriminimi në punë i grave në Shqipëri, punojnë më shumë se burrat, por paguhen për pak

Ato punojnë më shumë orë pune se burrat, dhe kanë gjithashtu më shumë orë të papaguara se ata.
Featured image of article: Diskriminimi në punë i grave në Shqipëri, punojnë më shumë se burrat, por paguhen për pak Police gjatë patrullimit në Tiranë

TIRANË- Gratë në Shqipëri sipas statistikave zyrtare, hasin vështirësi më të mëdha se burrat kur bëhet fjalë për ballafaqimin me tregun e punës.

Ato punojnë më shumë orë pune se burrat, dhe kanë gjithashtu më shumë orë të papaguara se ata.

Mjaft gra dhe vajza hasin diskriminim gjinor gjatë perpjekjeve për t’u punësuar ose dhe ne vendin e punës, ndërsa përkeqësim ka pësuar dhe hendeku gjinor i pagave nga 6.3% në 2016 në 10.5% në 2017.

Autoritetet thonë se kanë shtuar përpjekjet duke forcuar ligjet, në drejtim të nxitjes së punësimit dhe formimit profesional dhe mendojnë se ende ka punë për të bërë, kryesisht për krijimin e lehtësirave për gratë në zonat rurale si dhe në forcimin e masave për kompanitë private që abuzojnë me punën e grave.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Shto Koment