Sport

Disiplina ndëshkon Kukësin, disa lojtarë pezullohen dhe 3 skuadra marrin fitoren në tavolinë

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë disa vendime, mes të cilave edhe atë për dënimin me gjobë të skuadrës së Kukësit.
Featured image of article: Disiplina ndëshkon Kukësin, disa lojtarë pezullohen dhe 3 skuadra marrin fitoren në tavolinë Federata Shqiptare e Futbollit

TIRANË- Komisioni i disiplinës është mbledhur ditën e sotme, ku ka vendosur një sërë ndëshkimesh për parregullsitë e shfaqura në kampionatet shqiptare.

Disiplina ka vendosur që të dënojë Kukësin me 100.000 lek gjobë, me arsyetimin se nuk kishte marrë të gjitha masat organizative për ndeshjen në Kamëz ndaj Skënderbeut. Ndërkohë një sërë masash janë për kategoritë inferiore, ku për sjellje josportive janë pezulluar disa lojtarë, ndërsa KF “Shkendija B.T” U-19, është ndëshkuar me humbjen e ndeshjes në tavolinë, për mosparaqitjen në sfidë. Po ashtu skuadrës i janë zbritur 3 pikë nga klasifikimi.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. FK “Kukësi”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Neni 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek.

2. KF “Elbasani”, në bazë Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jenë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

3. Lojtari i KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF “Naftëtari”, Albert Bani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. KF “Shkendija B.T” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Burreli” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

6. Lojtari i KS “Kastrioti” U-19, Blendi Tabaku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KS “Kastrioti” U-19, Haxhi Shullazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF “Spartaku” U-19, Insan Murati, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. KF “Shkodra” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Term FC” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

10. Lojtari i KF “Besa” U-19, Ardian Shaljani, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. KF “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “KF Beselidhja” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

12. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Iliria” U-19, Dashamir Cangu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment