
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm disa orë pas protestës së opozitës. Ai në Instagram ka publikuar një foto ku shfaqet me kandidatin e Lezhës Pjerin Ndreun. “Me Pjerinin për Lezhën që duam”, shprehet Rama teka shfaqet i buzëqeshur. Rama thekson se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Nga ana tjetër opozita vijon me protestat e saj. 3 orë tym e flakë pati dje në protestën para parlamentit. 10 persona u plagosën, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes.
J.V/Dosja.al