Bota

Diplomati britanik bën gjestin heroik, hidhet në lumë për të shpëtuar gruan që po mbytej në Kinë (PAMJE nga ngjarja)

VIDEO
Siç shihet në një video të publikuar nga mediat 61- vjeçari sapo ka parë gruan teksa mbytej ka hequr këpucët dhe pa hezituar është hedhur në ujë.
Featured image of article: Diplomati britanik bën gjestin heroik, hidhet në lumë për të shpëtuar gruan që po mbytej në Kinë (PAMJE nga ngjarja) Chongqing Stephen Ellison dhe pamje nga vendi i ngjarjes

BRITANI– Një diplomat britanik ka bërë gjestin heroitk. Sipas mediave të huaja Konsulli britanik i Chongqing Stephen Ellison është hedhur në lumë për të shpëtuar jetën e një gruaje në Kinë, e cila ra në ujë nga rrëshkitja e këmbës. Siç shihet në një video të publikuar nga mediat 61- vjeçari sapo ka parë gruan teksa mbytej ka hequr këpucët dhe pa hezituar është hedhur në ujë.

24-vjeçarja kur doli nga uji ishte pa ndjenja po për fat të mirë ajo ka arritur të shpëtojë.

Ajo kishte humbur ndjenjat, nuk po merrte frymë dhe për një kohë ne u trembëm për më të keqen. Por kur e sollëm në anë nisi të merrte frymë përsëri”, – tha Stephen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ellison nga Newcastle, ka qenë më parë atlet profesionist dhe tashmë drejton misionin britanik në Chongqing.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment