LIVE UPDATES
Bota

Akuzat e Moskës për zgjerimin, NATO.Diplomati i lartë përmend dhe Shqipërinë për…

12 Shkurt 2022, 15:37 Nga DOSJA
Akuzat e Moskës për zgjerimin, NATO.Diplomati i lartë

RUSI- NATO ka thënë se përmes procesit të zgjerimit të kësaj aleance ushtarake nuk u bëhet presion shteteve të caktuara që të bëhen anëtare, porse zgjerimi më shumë është një proces i bazuar në parimin e “dyerve të hapura” për të gjithë ata që duan të anëtarësohen dhe janë të gatshëm t’i përmbushin kriteret.

Rusia ka thënë se fundmi se procesi i zgjerimit të NATO-s është shembull i agresivitetit dhe rritjes së sferës së interesave në dëm të Rusisë. Këto akuza Moska po i bën në kohën kur ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës dhe po kërkon që Kievi të mos bëhet kurrë pjesë e aleancës ushtarake. Ky grumbullim, nga Perëndimi po shihet si përgatitje e Kremlinit për ta pushtuar Ukrainën.

Duke iu përgjigjur akuzave të Moskës, NATO ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shembull i suksesit të politikës së “dyerve të hapura”.Shtetet e Ballkanit, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kanë shfaqur aspirata për anëtarësim, i kanë përmbushur kriteret dhe tani janë anëtare të aleancës.

Por, Serbia, e cila ka vendosur që të mos bëhet anëtare, sipas aleancës, nuk detyrohet që ta ndërrojë mendjen. Së fundmi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur qëndrimin e tij se respekton vendimin e Beogradit për neutralitet ushtarak.Stoltenberg ka thënë se NATO-ja nuk i detyron shtetet që t’i bashkohen aleancës, por i mban të hapura dyert për shtetet që me vullnetin dhe vendimin e tyre sovran, pa ndërhyrje nga askush, vendosin që të anëtarësohen.

Për shkak të kësaj politike, NATO ka hedhur poshtë kërkesën e Rusisë që, përveç mosanëtarësimit të Ukrainës në NATO, kjo e fundit të mos zgjerohet drejt lindjes. Në ueb-faqen e NATO-s janë publikuar disa sqarime që kanë për qëllim të hedhin poshtë pretendimet e Moskës. Mes tjerash, aleanca ka përsëritur se asnjëherë nuk ka pasur garanci se ajo nuk do të zgjerohet.Aktualisht, janë tri shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, që nuk janë anëtare të NATO-s, por këto tri shtete kanë specifikat e veta.Serbia ka vendosur që të mos bëhet anëtare e NATO-s, por ajo është partnere e kësaj aleance. Beogradi është i përfshirë në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe bashkëpunon me aleancën.

Si një prej 20 shteteve të Partneritetit për Paqe, Serbia është edhe anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit Euro-Atlantik (EAPC), që ka 50 shtete anëtare. Ky është një forum i bashkëpunimit politik mes 30 shteteve të NATO-s dhe 20 shteteve të Partneritetit për Paqe. Në këtë këshill, anëtare janë edhe Rusia dhe Ukraina.Edhe Bosnje e Hercegovina është anëtare e Partneritetit për Paqe, ndërsa NATO në këtë shtet ka një rol shtesë përmes misionit të saj. Sarajeva ka nisur me NATO-n edhe të ashtuquajturin Plan të Veprimit për Anëtarësim, që në aleancë njihet me akronimin MAP.Por, për shkak të përbërjeve të brendshme politike, Bosnje e Hercegovina ende nuk e ka aq të qartë qëndrimin sa i përket anëtarësimit në NATO në të ardhmen. Anëtarësimin në aleancë publikisht e kundërshton udhëheqja në entitetin e Republikës Sërpska.

Në raportet formale me NATO-n, pengesa më të mëdha sa i përket mundësisë së integrimit i ka Kosova. Në Kosovë, NATO ka misionin e vet ushtarak dhe në këtë shtet aleanca kishte ndërhyrë për t’i dhënë fund luftës dhe spastrimit etnik nga Serbia, më 1999.Për shkak se katër shtete anëtare të NATO-s – Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia – ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Prishtina nuk ka mundur që të nisë formalisht rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit.

Por, Kosova vazhdimisht shpreh vullnetin dhe gatishmërinë që të bëhet anëtare e NATO-s, duke ndjekur rrugëtimin sikurse vendet tjera, pra duke nisur prej Partneritetit për Paqe deri tek anëtarësimi i plotë.“Kemi pengesa formale, por kemi gjetur disa mënyra për t’i ndihmuar Kosovës që gradualisht të përgatitet për integrim. Kjo bëhet përmes angazhimit individual të disa vendeve anëtare, aty ku NATO nuk mund të angazhohet kolektivisht”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i një shteti të NATO-s.

Ky diplomat, si shembull ka përmendur ndihmën që disa shtete, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Kroacia e të tjera, i japin Kosovës për ta ngritur ushtrinë e saj.Ushtria ka qenë një temë mjaft e ndjeshme, pasi NATO nuk e kishte mbështetur vendimin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, duke argumentuar se një “transformim i tillë nuk është bërë sipas rregullave ekzistuese”.

Më 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshmet ligjore për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, proces ky që pritet të zgjasë dhjetë vjet.Kosova është ftuar në cilësinë e shtetit vëzhgues edhe në nismën e Kartës së Adriatikut. Kjo nismë e SHBA-së fillimisht ishte menduar për të ndihmuar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë, që të përgatiten për anëtarësimin në NATO, por të njëjtën ndihmë Uashingtoni më pas ia ka ofruar edhe Malit të Zi, që po ashtu është anëtarësuar në NATO.

Në Kartën e Adriatikut bëjnë pjesë edhe anëtarët e NATO-s, siç janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Mali i Zi. Por, në këtë nismë të SHBA-së është anëtare edhe Bosnja e Hercegovina, ndërkaq Kosova, në cilësinë e shtetit vëzhgues, ftohet shpesh edhe në takime e ushtrime të përbashkëta. Po ashtu, kjo nismë është e hapur edhe për Serbinë, si shtet në cilësinë e vëzhguesit.Ka pasur kritika edhe ndaj Bashkimit Evropian se “në mënyrë indirekte ka kushtëzuar shtetet e Evropës Lindore që së pari të anëtarësohen në NATO e më pas në BE”. Por, blloku evropian i ka hedhur poshtë këto akuza.

“Është fakt se deri në këtë moment, të gjitha vendet e Evropës Lindore kanë hyrë paralelisht në NATO dhe BE, prandaj edhe procesi është quajtur ‘integrime euro-atlantike’. Por, ky nuk ka qenë asnjëherë kusht. Vetë ato shtete kanë menduar se NATO-ja u ofron siguri dhe stabilitet e BE-ja vlerë shtesë si prosperitet”, ka thënë një diplomat i BE-së.

Ky diplomat po ashtu ka përmendur Serbinë, që ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, por që nuk ka aspirata për anëtarësim në NATO. Madje, diplomatët në Bruksel kanë theksuar se “Serbia në negociatat me BE-në është para Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat tashmë janë anëtare të NATO-s”.

Pa marrë parasysh se nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të anëtarësuara në NATO apo jo, aleanca ka thënë se është e përkushtuar për stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve të Ballkanit. Në selinë e NATO-s kanë përsëritur qëndrimin se u takon shteteve që të vendosin nëse duan të bëhen anëtare dhe nëse kanë aspirata të tilla dhe i përmbushin kriteret, dyert e aleancës do të jenë të hapura.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine nato serbi ukraine konflikti rusi-ukraine nato serbi ukraine

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni