Humbi në Llogara, rishfaqet turisti francez, shkon me këmbë deri tek hoteli në Vlorë
Llogara VLORË- Turisti francez që humbi një natë më parë në Llogara e ka gjetur vetë rrugën për në V...
Llogara VLORË- Turisti francez që humbi një natë më parë në Llogara e ka gjetur vetë rrugën për në V...
Vrasja ne Kurbin KURBIN- Drane Deda është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Lezhës. Deda u dënua me 21 vite burg, por me gjykim...
Joe dhe Irma Garcia SHBA- Burri i një prej mësuesve të vrarë në të shtënat masive në Teksas, ka vdekur nga një...
Dhuna BRAZIL- Një vrasje e filmuar nga qytetarët po shkakton zemërim dhe protesta në Brazil. Video tregojn një burrë brazilia...
TIRANË– Vilma Bello, deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës i ka dedikuar një shkrim me titull “Dinjiteti i munguar”, familjes ku ajo bën pjesë. Sigurisht që edhe për të, si çdo socialist tjetër, ‘problem’ është sjellja e kryebashkiakut Dritan Leli. Në postimin e saj, Bello shkruan se tek kritika për të, nuk varet tek “punët e përditshme”, ndërsa shton se prej kohësh nuk e ka parë qytetin e saj në një gjendje të tillë.
“Nuk kam parasysh thjesht metodologjinë e administrimit të punëve të qytetit, as pikëpamjet e panjohura të kryetarit të bashkisë (që, me durim, e kemi pritur t’i shqiptojë), as të qenit i padukshëm në mes të shndërrimit kolosal urban që ka pësuar e po pëson Vlora. Siç e thashë, është çështje rrethanash dhe disa njerëz kanë limitet e tyre, sidomos kur shtrëngohen t’u përgjigjen disa ritmeve në vetvete të jashtëzakonshme të punës e të jetës. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo. E kam me pakuptimësinë që e rrethon. Kulturalisht e politikisht ai nuk e përligj më besimin që i është dhënë. I ka hyrë një sfide që nuk ka asnjë fije lidhje me dinjitetin, dmth të qëndrojë medoemos aty ku jo thjesht nuk mund të japë më, por, pikërisht për këtë shkak, të shtiret e duke u rropatur, pa më asnjë dobi për Vlorën. Dikush mund të thotë se “pakuptimësia” nuk është argument, se kjo mbetet çështje e vendimmarrjes së tij etj., etj. Ashtu qoftë! Por, pikërisht për këtë, për cinizmin e një njeriu që nuk e çmon mirënjohjen si veti morale dhe as e ushtron përgjegjësinë politike si detyrim, “pakuptimësia” bëhet argument!,”-shkruan Bello.
POSTIMI I PLOTË:
Në historinë e Shqipërisë keqkuptimet groteske ku cinizmi është shitur për dinjitet, mendja e mbyllur është tregtuar për forcë karakteri dhe ku meskiniteti është valëvitur tribunave si shembull që ndiqet e adhurohet, nuk janë të rralla. Nganjëherë janë rrethanat që vendosin. Ndodh që etja për ndryshim e zhvillim, nevoja e madhe e përparimit në një vend ku, siç na e tregon Konica, kanë gëluar levantinët, njerëzit-robotë e ekspertët që u turren si shushunja burimeve të shtetit e popullojnë zhurmshëm zyrat në emër të popullit (!), t’u japë mundësi mosmarrëveshjeve të këtilla. Kanë ndodhur e do të ndodhin. Ama, pikërisht, nevoja jetike për shërbime e përfaqësim ua nxjerr shpejt kallajin llojeve të mësipërme, ndërsa dëmi që bëjnë pa ndjerë e nën poteren e hijes së tyre groteske, është i madh. Sot, kur Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë merituar plotësisht një mandat historik që do t’ia kthejnë shoqërisë shqiptare si mundësi zhvillimi të pakrahasueshme me asnjë nga proceset e derisotme, kjo dukuri kulturore dhe politike levantinësh, robotësh e njerëzish-ekspertë kërcet, bën zhurmë në pakuptimësinë e saj. Opozita në njërën anë, me kalvarin e saj të identitetit, është plot e përplot me kësisoj kategorish. E dhimbshme, për fat të keq për ne socialistët, në anën tjetër, është kur rast shembullor bëhet njëri prej nesh, kryetari i bashkisë Vlorë. Po njësoj e mendoj që për shumë syresh është njësoj sa i dhimbshëm, aq edhe i panevojshëm ky reagim. E do u jepja të drejtë plotësisht nëse do t’i kisha ndjekur vetëm këto kohë ditët e qytetit tonë, madje, edhe më shumë të drejtë, nëse do mbetesha lidhur pas një parimi që e besoj fort sa edhe mjaft socialistë: nuk është as e lehtë, as fort e dobishme t’i “biesh me gurë shtëpisë sate”. Por jo, nuk lidhet thjesht e vetëm me këtë; është më shumë se kaq. Gjykoj që nuk mund të flasim thjesht për “punët e përditshme” të shtëpisë sonë-këtij qyteti, punë të cilat ishin po aty e, madje ca më shumë, edhe më parë. E kam të vështirë ta shoh qytetin sot thjesht si ngjarje të së tashmes – nuk e kam parë kështu asnjë kohë; është e mbartur nga e ca kohëve më parë kur kushdo e kujton mirë (vlonjatët edhe më mirë) pakënaqësinë e vazhdueshme për moskryerjen e punëve në qytet, punë që sot po nxitohet të bëhen plot, me një ngut jo të natyrshëm për kujtesën tonë këto 6 vite. Nuk kam parasysh thjesht metodologjinë e administrimit të punëve të qytetit, as pikëpamjet e panjohura të kryetarit të bashkisë (që, me durim, e kemi pritur t’i shqiptojë), as të qenit i padukshëm në mes të shndërrimit kolosal urban që ka pësuar e po pëson Vlora. Siç e thashë, është çështje rrethanash dhe disa njerëz kanë limitet e tyre, sidomos kur shtrëngohen t’u përgjigjen disa ritmeve në vetvete të jashtëzakonshme të punës e të jetës. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo. E kam me pakuptimësinë që e rrethon. Kulturalisht e politikisht ai nuk e përligj më besimin që i është dhënë. I ka hyrë një sfide që nuk ka asnjë fije lidhje me dinjitetin, dmth të qëndrojë medoemos aty ku jo thjesht nuk mund të japë më, por, pikërisht për këtë shkak, të shtiret e duke u rropatur, pa më asnjë dobi për Vlorën. Dikush mund të thotë se “pakuptimësia” nuk është argument, se kjo mbetet çështje e vendimmarrjes së tij etj., etj. Ashtu qoftë! Por, pikërisht për këtë, për cinizmin e një njeriu që nuk e çmon mirënjohjen si veti morale dhe as e ushtron përgjegjësinë politike si detyrim, “pakuptimësia” bëhet argument! E përsëris, rrethanat, sa ç’mund të jenë fatlume kur i ke këllqet, aq edhe mund të të zbulojnë si levantin, robot e ekspert, në kuptimin e Konicës.
Vetëm pak ditë më parë, të zgjedhurit e Këshillit Bashkiak kërkuan mbledhje për t’i “tërhequr veshin” Lelit për mosbërjen e punëve në qytet. Mesa duket socialistët janë të vendosur që të dalin kundër kryebashkiakut Leli. Gjithçka nisi kur ky i fundit doli kundër kryeministrit Rama duke mos pranuar që të linte mandatin e kryebashkiakut për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pikërisht nga ky moment filloi edhe “fushata” kundër tij. Gjatë një inspektimi në Vlorë pak muaj më parë, Rama e cilësoi Lelin si “të vdekurin” e Bashkisë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zgjedhur që të mos japë asnjë informacion për të mbrojtur shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali ...
KAVAJË– Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka vijuar me fushatën elektorale, e cila do të kulmojë me datën e zgjedhjeve brenda PD...
Fatbardh Kadilli, një nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, thotë se kësaj force politike i duhet një transformim rrënjësor. Në një intervistë për Zër...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, foli mbi një analizë që ai kishte bërë, e që në fokus kishte krimet elektorale....
BUDAPEST– Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari, ku nuk ka ngurruar që të takojë edhe shqiptarë që jetojnë e punojnë atje. Ky ishte ed...
TIRANË– Instituti i Studimeve Politike, reagon për shqetësimin e ngritur nga media për rregulloren e re Kuvendit të Shqipërisë. Ata shkruajnw se rreg...
TIRANË– Shqipëria do të jetë mikpritësja e samitit të ardhshëm të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 10 qershor, në Pallatin e Br...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është takuar ditën e sotme me ministrin e Inovacionit dhe Teknlogjisë së Hungarisë.Për me...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali mund të jetojë në një vilë në Farkë. Në një denoncim të publikuar nga ‘Jeta Është Qef’, një nga ndjekësi...
TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që sipas saj refuzuan transparencën e zgjedhjeve në 3 qarqe, Gjirok...