Aktualitet

DINAMIKA/ Tavlla duhani&Red Bull, “Banda e 5 Majit” ndihmoi Marjus Demën, Frenkli Myftari fshehu gëzhojën dhe Xhuljano Koçi pistoletën… viktimën e lanë pa ndihmë dhe te dera e spitalit! Dyshimet se hoqën edhe drogën nga tavolina

Në bisedë e sipër, autori, Marjus Dema, i cili kishte marrë me qira edhe ambientin ku qëndronin djemtë, i përshatur në lokal, shfaqet me armë zjarri dhe teksa e drejton disa herë drejt viktimës, më pas qëllon.
Featured image of article: DINAMIKA/ Tavlla duhani&Red Bull, “Banda e 5 Majit” ndihmoi Marjus Demën, Frenkli Myftari fshehu gëzhojën dhe Xhuljano Koçi pistoletën… viktimën e lanë pa ndihmë dhe te dera e spitalit! Dyshimet se hoqën edhe drogën nga tavolina Mehmet Qema dhe momenti i vrasjes

TIRANE– Një skenë krimi e pastër ka qenë ambienti i lokalit te rruga 5 maji në momentin kur policia e Shtetit ka marrë njoftimin për vrasjen e Mehmet Qemës. Pamjet e fundit tregojnë viktimën, 27 vjeç teksa kërkonte nga shoku që të ulte armën që kishte në dorë, ndërsa shokët e tij të tavolinës, Blerim Hoti, Erlind Peka, Braild Aga, Frankli Myftari dhe Xhuliano Koçi nuk lëvizën nga vendi për të parandaluar vrasjen e rëndë.

Por si ndodhi ngjarja?

Dosja.al sjell një dinamikë të plotë që nga momenti kur djemtë ishin ulur në tavolinë e deri në momentin kur u vetëdorëzuan në polici.

6 djemtë ishin ulur në një tavolinë me njëri-tjetrin duke konsumuar pije energjike  (Red Bull) dhe cigare. Tavllat e duhanit janë gjetur plot nga policia e po ashtu edhe pijet energjike, raporton Gazeta Si.  Në bisedë e sipër, autori, Marjus Dema, i cili kishte marrë me qira edhe ambientin ku qëndronin djemtë, i përshatur në lokal, shfaqet me armë zjarri dhe teksa e drejton disa herë drejt viktimës, më pas qëllon.

Një plumb në zemër mjaftoi… Mehmet Qema po humbiste gjak. Në tavolinë me djemtë ishte edhe Erlind Peka. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka rrëfyer rolin e tij në vrasje. Ai ka thënë se kishte hyrë për të bërë një kafe në banak për të shoqen, dhe kur është kthyer ka parë sesi Qema po përpëlitej dhe ishte gati të ndërronte jetë. Në këtë moment, Erlind Peka, bashkë me një person të cilin e përshkruan si “Çekrezi”, e ka marrë të riun në krah për ta transportuar në spital me një makinë tip “Mercedes Benz” me targa “AB…MD”. Në këtë moment, Erlind Peka e ka lënë të riun në autoambulancë dhe janë larguar pa lënë gjurmë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Isha duke ndenjur me shokët dhe në një moment hyra në banak për t’i bërë një ekspres nuses dhe mbas shpinës dëgjova krismë. Kur u ktheva, të gjithë ishin të hutuar dhe të traumatizuar dhe asnjëri nuk po e ndihmonte. E kapa nga krahët për ta futur në makinë, por asnjëri nga të pranishmit aty për shkak te traumatizimit nuk po më ndihmonte. Makinën me të cilën solla Mehmetin e braktisa përpara spitalit të burgut dhe u largova më pas me makinën time”,-ka rrëfyer Peka në polici. Më pas, policia ka identifikuar në spital Mehmet Qemës i cili kishte ndërruar jetë. Ai kishte patentë dhe një unazë argjendi me inicialet e tij dhe një shqiponjë dykrenare.

Por ku është arma?

Ky është një tjetër detaj që sipas Policisë së Shtetit “thyen” vijën e rrëfimit të Marjus Demës, i cili këmbëngul se nuk kishte asnjë sherr dhe asnjë problem me viktimën dhe se e gjithë ngjarja ishte aksidentale. Dyshimet kryesore janë se gëzhoja e plumbit që vrau Mehmet Qamën u fsheh nga Frenkli Myftari ndërsa pistoleta u hoq nga Xhuliano Koçi. Dy miqtë e Marjus Demën kanë pastruar lokalin, madje bashkë me Marius Halilin kanë hedhur mbeturinat në kosh. Ky pastrim sipas policisë ka pamundësuar edhe kërkimin për lëndë narkotike. Edhe për makineritë BITCOIN, nuk ka një version të saktë se pse ndodheshin atje. Pronari i biznesit i ka quajtur në polici “disqe” për të cilat ka dijeni Marjusi, të cilit i ka dhënë ambientin me qira.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment