Aktualitet

DINAMIKA E PLOTË: Vëllai e mori nga Fresku me armë në kokë, e çoi tek mali me Gropa dhe i “futi” plumbin. Pas 4 ditësh e varrosën, eshtrat ia gjeti një gjuetar

Pas katër ditësh, babë e bir, i morën eshtrat dhe e varrosën 500 metra më tutje nga ku e vranë.  Pas një muaji një gjuetar i gjeti një pjesë të eshtrave, të cilat pas konfirmimit të ADN-së, u provuan se i përkisnin Eglantina Bucit.
Featured image of article: DINAMIKA E PLOTË: Vëllai e mori nga Fresku me armë në kokë, e çoi tek mali me Gropa dhe i “futi” plumbin. Pas 4 ditësh e varrosën, eshtrat ia gjeti një gjuetar Faik Buci
Përditësuar:

TIRANE- Eglantina Buci, 23-vjeçarja e cila u vra nga babai dhe vëllai, pasi iku nga shtëpia për të jetuar me të dashurin, u mor nga banesa në zonën e Freskut nën kërcënimin e armës. Ka qenë i vëllai, Shkëlzen Buci, i cili dyshohet se është personi që e çoi tek Mali me Gropa dhe e vrau me një plumb në kokë.

Pas katër ditësh, babë e bir, i morën eshtrat dhe e varrosën 500 metra më tutje nga ku e vranë.  Pas një muaji një gjuetar i gjeti një pjesë të eshtrave, të cilat pas konfirmimit të ADN-së, u provuan se i përkisnin Eglantina Bucit.

Mbrëmë në Policia janë thirrur 8 familjarë të vajzës, të cilët kanë rrëfyer versionin dhe informacionet e tyre për ngjarjen. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Faik Buci u arrestua dje nga Policia e Shtetit, pas zbardhjes së ngjarjes. Ai akuzohet se në bashkëpunim me të birin, Shkëlzen Buci, 37 vjeç, i arrestuar më herët për një vrasje të mbetur në tentativë, kanë vrarë me plumb në nofull, 23-vjeçaren Eglantina Buci. E reja, kishte ikur nga shtëpia për të jetuar me të dashurin, ndërsa trupi i saj ishte fshehur në zonën e Malit të Fagut në Shëngjergj.

(k.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment