LIVE UPDATES
Bota

Vdiq Dimitrij Jazov, mareshali sovjetik mbështetës i gjeneralëve serbë dhe prijës i përpjekjes për puç në Moskë më 19

25 Shkurt 2020, 17:38 Nga DOSJA
Vdiq Dimitrij Jazov, mareshali sovjetik mbështetës i gjeneralëve

Dimitrij Jazov, Ish-ministri i mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik, vdiq në moshën 95-vjeçare në Moskë. Ai ishte mik i ngushtë i Velko Kadijeviqit, gjeneralit të Armatës Popullore të Jugosllavisë, i cili përkrahu projektin serbomadh në vitet 90-të.

Më 1991 Jazov u përpoq ta rrëzojë nga pushteti Mihail Gorbaçovin dhe të luftojë forcat reformatore me Boris Jelcinin në krye. Në këtë aventurë Jazov u përkrah edhe nga Sllobodan Millosheviqi. Për këtë diktatori serb do të paguante më vonë një çmim.

Mediat gjermane njoftojnë se në Moskë ka vdekur në moshën 95-vjeçare gjenerali i fundit sovjetik, Dimitrij Jazov. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse. Jazov ishte ministër i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik mes viteve 1987-1991. Më 1991 Jazov si ministër i Mbrojtjes dha urdhër për rrëzimin e liderit të fundit sovjetik Mihal Gorbaçov, pasi që nuk pajtohej me kursin e tij reformator. Kur tanket e ushtrisë sovjetike dolën në rrugët e Moskës në gusht të vitit 1991, Gorbaçov gjendej në Krime në pushime.

Pas rezistencës së popullit rus, puçistët u dorëzuan. Kryetari i atëhershëm i republikës ruse, Boris Jelcin, u ngjit mbi një tank dhe i luti ushtarët të mos bëhen “armë e verbër e vullnetit kriminal të aventurierëve”. Më 22 gusht 1991 Dimitrij Jazov u arrestua bashkë me puçistë të tjerë dhe qëndroi gati 3 vjet në burg, por më 1994 u amnistua. Bashkimi Sovjetik u shpërbë në dhjetor 1991 dhe Gorbaçovi dha dorëheqje. Pushtetin në Kremlin e mori Boris Jelcini.

Përpjekja për puç kishte, mes tjerash, dy qëllime: të largojë Mihal Gorbaçovin dhe të pengojë ardhjen në pushtet të Boris Jelcinit, i cili i përkiste krahut reformator të partisë komuniste. Grushtin e shtetit në Moskë më 1991 e përkrahën ministri jugosllav i Mbrojtjes Velko Kadijeviq, i cili ishte vënë në shërbim të projektit serb për nënshtrimin e popujve të tjerë të Jugosllavisë, dhe Sllobodan Millosheviqi, lideri serb i asaj kohe. Krahas Millosheviqit puçin në Moskë e përshëndetën edhe diktatorët nga Iraku dhe Libia, Sadam Huseini dhe Moamar al-Gadafi.

Në mars të vitit 1991, disa muaj para puçit në Moskë, Kadijeviq zhvilloi një vizitë sekrete në Rusi. Për këtë vizitë nuk dinte gjë kryeministri i atëhershëm jugosllav Ante Markoviq, një reformator që gëzonte përkrahjen e perëndimit. Revista beogradase “Vreme” e 6 nëntorit 2014 ka shkruar se mareshali Jazov i kishte dhënë përkrahje Kadijeviqit për puç ushtarak në Beograd, por këtë e kishte kundërshtuar Mihal Gorbaçovi.

Boris Jelcini nuk e harroi mbështetjen që Millosheviqi dhe Kadijeviqi i kishin bërë puçistëve rusë të gushtit të vitit 1991. Gjatë konflikteve në Ballkan në vitet ’90, Jelcin formalisht e përkrahu Serbinë, por jo duke ndërmarrë veprime konfrontuese me shtetet e fuqishme europiane dhe me SHBA-të. Kur më 24 mars 1999 NATO nisi bombardimet kundër Serbisë për shkak të krimeve të luftës në Kosovë, i vetmi akt proteste i Rusisë ishte ky: kryeministri Jevgeni Primakov, i cili po fluturonte në SHBA, i dha urdhër pilotëve të kthehen pas, përcjell Koha.net.

Dimitrij Jazov e ruajti miqësinë me Velko Kadijeviqin, gjeneralin serb dhe ministrin e fundit të Mbrojtjes të Jugosllavisë. Kadijeviq deklarohej si “jugosllav”, i ati i tij ishte serb, e ëma kroate. Por në prag të shpërthimit të luftës në Jugosllavi ai ishte në radhë të parë shërbëtor besnik i Sllobodan Millosheviqit. Para zgjedhjeve shumëpartiake në Serbi më 1990, Kadijeviq i kërcënoi qytetarët se do të kenë pasoja po votuan për opozitën.

Pas rënies së regjimit të Millosheviqit më 5 tetor 2000, Kadijeviq iku në Moskë, pasi nga Tribunali i Hagës mori kërkesë për të dëshmuar. Kadijeviq ndiqej edhe nga drejtësia kroate, e cila ngriti tri aktakuza kundër tij për krime të luftës. Kërkesa kroate për ekstradim të Kadijeviqit u hodh poshtë nga pala ruse. Në Rusi ai jetoi si refugjat deri më 2008, kur me dekret të presidentit të atëhershëm Dimitrij Medvedev fitoi shtetësinë ruse. Ndonëse u pajis me pasaportë ruse, Kadijeviq nuk u kthye kurrë në Beograd. Ai tha: “Për aq kohë sa Serbinë faktikisht e udhëheq ambasadori amerikan, nuk kam çfarë të bëjë atje”.

Në librin e tij “Kundërsulmi-pikëpamja ime për shpërbërjen e Jugosllavisë” (“Kontraudar – moj pogled na raspad Jugoslavije”) Kadijeviq, i cili vdiq më 2014 në Moskë, akuzoi Washingtonin se ka qenë koordinatori kryesor i shpërbërjes së Jugosllavisë. Këtë libër Kadijeviq e prezantoi në Moskë më 2007 në prani të mareshalit Dimitrij Jazov.

Nën Vladimir Putinin mareshali Jazov u rehabilitua plotësisht. Para një viti një gjykatë e Lituanisë e dënoi Jazovin në mungesë me 10 vjet burg për shkak të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Më 13 janar 1991 forcat prosovjetike të përkrahura nga ushtria sovjetike vranë 14 dhe plagosën rreth 1000 lituanezë, të cilët kundërshtonin një përpjekje për puç në Vilnius të forcave pro Moskës.

Enver Robell

A.K.Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dimitrij jazov enver robell dimitrij jazov enver robell

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni