Politike

“Dil përjashta”, Kujtim Gjuzi sherr me Damian Gjiknurin: Nuk të njoh si kryetar, po iki fare (VD)

Pasi ka mbaruar fjalën hyrës bashkëkryetarja e këtij komisioni, Rudina Hajdari, ka ndërhyrë menjëherë Kujtim Gjuzi, i cili nuk është lejuar të flasë.
Përditësuar:

TIRANË- Në komisionin e Reformës Zgjedhore ka ndodhur një përplasje mes Damian Gjiknurit dhe kujtim Gjuzit.

Pasi ka mbaruar fjalën hyrës bashkëkryetarja e këtij komisioni, Rudina Hajdari, ka ndërhyrë menjëherë Kujtim Gjuzi, i cili nuk është lejuar të flasë.

Ka qenë Gjiknuri që i ka kërkuar të mos flasë dhe më pas Gjuzi ka dalë jashtë duke thënë se nuk e njihte deputetin e PS, si bashkëkryetar.

DEBAT

Gjuzi: Më fal zonja kryetare.

Gjiknuri: Nuk je shoqëria civile, nuk je anëtar.

Gjuzi: O Damian, o Damian, ti ke konflikt interesi se ke vjedhur vota.

Gjiknuri: Dil përjashta se nuk je anëtar dhe në konflikt interesi me logjikën.

Gjuzi: Do flas do flas se janë 44 parti parlamentar dhe jashtë parlamentare që kanë sjellë draftin që mbahet peng që nga koha e Ilir Metës. Unë nuk e njoh Damian Gjiknurin si kryetar. Unë po iki.

Gjiknuri: Shumë mirë shyqyr që ike. Ik se je në konflikt me logjikën. Vazhdo kujtim tani se le nam. Pavarësisht nga emocionet e larta, fokusohuni tek drafti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment